TIRANE, 9 shkurt /ATSH/. - PBDNJ nepermjet nje konferece per shtyp ka shprehur sot shqetesimin e banorëve dhe njëkohësisht edhe te kesaj partie për situatën e krijuar nga përmbytja në fshatin Nartë, të komunës Qendër në Vlorë.
Zedhenesja e PBDNJ-se, Ketrina Jarazi, tha se "4 portat qe lidhin lagunën e Nartës me Selevecin, te cilat ishin të hapura dhe sapo janë mbyllur, kanë shkaktuar përmbytje masive artificiale dhe laguna është e tejmbushur".
"Kërkojmë vëmendjen e strukturave shtetërore ne nivel lokal dhe qendror për monitorimin sistematik të situatës për evitimin e përkeqësimit  të mëtejshëm të saj dhe daljes nga kontrolli", theksoi ajo.
PBDNJ kerkoi edhe marrjen e masave te menjëhershme  për eliminimin e pasojave dhe normalizimin e kushteve për jetën e komunitetit. /a.ke/