Një ditë pas nisjes së vitit shkollor 2013-2014 ka reaguar edhe PBDNJ, pasi sipas saj, fëmijët e komunitetit grek e kanë nisur shkollën pa libra.

“Dje vogëlushët e minoritetit Etnik Grek dhe jo vetëm ata, e filluan shkollën pa asnjë tekst në gjuhën e tyre.

Është totalisht përgjegjësi e Ministrisë së Arsimit realizimi i kësaj detyre. Meqenëse fillimi i vitit të ri shkollor 2013-2014 përkon me fillimin në detyrë të qeverisë së re, rrjedhimisht edhe drejtimi i ri politik i ministrisë përgjegjëse të Arsimit, duke këmbëngulur në denoncimin publik të fakteve, e nxisim atë për të ndërhyrë në mënyrë aktive për përmirësimin e kësaj situate.

Nuk do të ishte e ekzagjeruar, por një hap domethënës i mirëkuptimit dhe europianizimit të brendisë, që për një seri tekstesh shkollore të minoritetit Etnik Grek të realizohet përfshirja e atyre që përdoren në sistemin arsimor Grek, gjithmonë sipas rekomandimeve të specialistëve”,, përfundon deklarata e PBDNJ.


Shkrimi u publikua sot (18.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)