PD: 10 pyetje për kryeministrin dhe ministren e Shëndetësisë

PD: 10 pyetje për kryeministrin dhe ministren e Shëndetësisë

Ish- deputeti i PD-së, Bardh Spahia

TIRANË- Ish- deputeti i PD-së, Bardh Spahia i ka drejtuar 10 pyetje Ministrisë së Shëndetësisë dhe kryeministrit Edi Rama, lidhur me menaxhimin e situatës së COVID-19.

Demokratët kanë akuzuar qeverisë se ka dështuar në përballimin e kësaj pandemie, si në aspektin ekonomik dhe shëndetësor, ashtu edhe në atë social.

Bardhi ngre pretendime se ka mungesa serioze të stafit mjekësor, teksa këmbëngul që Ministria duhet patjetër të thotë se nga janë marrë tamponët, pasi sipas tij  janë false. Edhe pse për këtë akuzë të fundit, Instituti i Shëndetit Publik ka sqaruar se PD-ja ngatërron tamponin PCR me analizat serologjike. "Akoma besoni se ky virus mund të luftohet vetëm me propagandë", mbyll deklaratën e tij, Spahia. 

10 pyetje për kryeministrin dhe ministren e Shëndetësisë nga PD-ja
1-  Si është situata konkrete, pasi me denoncimet që na vijnë, arsyeja se pse nuk hapet as edhe një repart i ri spitalor, pas Covid 1 e 2 është se nuk ka pajisje e madje as mjekë (sidomos anesteziste-reanimatore) mjaftueshëm?
2-  A është e vërtetë se ka mungesa serioze stafi mjekësor, kryesisht anestezistë edhe tek vetë spitali infektiv?
3-  Cfarë po bëni për t’ua lehtësuar mbingarkesën stafit ekzistues, që po mban peshën e mungesave në mjekë e infermierë?
4-  Cfarë keni bërë për sigurimin e pajisjeve e kapaciteteve shtesë në staf shëndetësor (dy spitale të tjera Covid 3 e 4 i duan të dyja), prej muajit janar kur nisën përgatitjet serioze për këtë pandemi, nën nxitjen e ekspertëve vendas e të huaj?
5-  Sa ka qenë e do jetë financimi nga buxheti i shtetit për rritje kapacitetesh apo keni ndjekur strategjinë e papërgjegjshme të pritjes vetëm të ndihmave nga partnerët e miqtë e huaj?
6-  Cfarë po bëni për të rritur buxhetin për shëndetësinë, sepse edhe vetë OKB shprehu shqetësimin për nivelin e ulët, që rrezikon betejën me Covid-19 në dëm të shqiptarëve?
7-  Kur do rishikoni dhe anuloni koncesionet për të kaluar fonde e shërbime tek institucionet e shëndetit publik, pasi ende nuk dihet si do sillet virusi Korona në muajt e ardhshëm e si do mbivendosen me virusin e gripit stinor?
Dhe pyetja e hershme e mbetur pa përgjigje:
8-  Nga janë marrë e me cfarë procedurash tamponët që dalin në përqindje kaq të lartë fals negative për personat e dyshuar me Covid-19?
9-  Edhe sa viktima të tjera duhet të ketë, që të impenjoheni seriozisht për rritje fondesh, kapacitetesh dhe tamponësh për të bërë si duhet identifikimin e gjurmimin e përhapjes së Covid-19 në gjithë vendin, e për ta këputur zinxhirin e infektimit?
10- Akoma besoni se ky virus mund të luftohet vetëm me propagandë?

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Johani: 09/08/2020 18:27

    Nje lutje kisha per kete bardh spahiu zeza,lexoj keto pyetje qe i ke drejtuar kryeministrit dhe tregoju femijeve tuj se Çfar ke kuptuar ti nga keto pyetje,pyeti pastaj femijet tu çfar mendojne per ato pyetje, dhe ne fund more bardh ziu lum PD qe ka mender njerez si tu sepse do shuhet duke qendruar ne opozite e mjer ai shkodran qe ka pritur te sherohete nga ti qe pos helmit nuk ke gje tjeter ne shpirtin tend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja