PD 3 propozime për Zgjedhoren: Ndryshim të periudhës zgjedhore në 1 muaj, jo zgjedhje në verë, të ulet financimi nga privati, 30 % gra në lista (VIDEO)

Opozita e Bashkuar ka shkuar me 3 propozime konkrete në tryezën e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore në takimin e sotëm për financimin e partive, kuotës gjinore dhe  periudhën zgjedhore. Ajo kërkon uljen e financimit nga privati sa gjysma e financimit nga shteti, kërkon ndryshim të periudhës zgjedhore nga 3 muaj në 1 muaj, zhvendosje të zgjedhjeve në pranverë apo vjeshtë duke shmangur sezonin turistik si dhe rritje të përfaqësimit të femrave, ku thotë se duhet të zënë 30 % të listës.

Opozita kërkon që financimi i partive të bëhet me transparente duke propozuar që të ulet në minimum financimi i partive nga privati, konkretisht të jetë sa gjysma e financimit nga shteti.

"Opozita propozon një ligj që ul në minimum financimin privat të partive dhe eliminon korrupsionin. Ligji i propozuar nga opozita forcon rregullat e transparencës, verifikimit të financimit dhe sanksionet. Një ndër propozimet e opozitës është edhe përjashtimi i privatëve që financojnë  partitë politike nga tenderat, koncesionet dhe kontratat publike.  Në këtë mënyrë eliminohet mundësia e favorizimit të tyre të paligjshëm.  Opozita propozon që financimi nga privati të jetë sa gjysma e financimit nga shteti. Aktualisht, partitë lejohen të shpenzojnë sa 10 herë shuma e financimit publik. Psh. Kur ajo merr nga buxheti 30 milionë lekë, financimi privat do të jetë 15 milionë lekë dhe jo 300 milionë, siç është aktualisht. Ligji shton mekanizmat shtetërorë e kontrollit të shpenzimeve në fushatë, me qëllim eliminimin e përdorimit të parave të pista në zgjedhje. Propozimi është në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare", shkruhet në propozimin e opozitës.

Kuota gjinore ka zënë një vend të rëndësishëm në propozimet e opozitës së bashkuar duke kërkuar që në lista 30 % të jenë gra dhe 1 ndër 3 emrat e parë të listës të jetë grua.

"Në mënyrë  që të zbatohet realisht përfaqësimi në lista të jo më pak se 30% gra dhe 1 ndër 3 emrat e parë të listës të jetë grua, opozita propozon që partitë apo koalicionet të kenë aq kandidatë sa numri i mandateve në qark. Asnjë kandidat më shumë të mos pranohet.  Aktualisht, lista e pakufizuar dhe vendosja e grave në fund të listës e bën joefektive kuotën 30%. Sanksioni për shkeljen e kuotës gjinore nuk është më gjoba, por refuzimi i regjistrimit të listës për qarkun përkatës", thuhet në propozimin e opozitës.

Në lidhje me periudhën zgjedhore opozita ka kërkuar ndryshim të periudhës zgjedhore nga 3 muaj në 1 muaj dhe të mos zhvillohen gjatë sezonit turiasitk por në muajt 15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor - 15 Nëntor. Kjo është thënë më parë edhe nga Damian Gjiknuri në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv ku tha se mazhoranca dhe opozita kanë gjetur dakordësi të shmangin muajt e nxehtë.

"Opozita kërkon shkurtimin e periudhës zgjedhore në të dy sezonet e parashikuar aktualë. Nga 3 muaj kërkohet që të bëhet 1 muaj. Opozita propozon që zgjedhjet të mos zhvillohen në periudha që ndikojnë në sezonin turistik, por t’u jepet qytetarëve çdo mundësi për të ushtruar të drejtën e votës. Periudhat e zgjedhjeve të propozuara nga opozita janë 15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor - 15 Nëntor", shkruan opozita.


Lajmi kryesor:

Konsensus për 3 pika! Hajdari: Duam ligj për referendumet, PS-PD dyfishuan financimet nga shteti, Basha të mos shkojë në krahët e Ramës


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes