PD: 30 vajza janë nxjerrë jashtë konviktit se u ra tavani, Bashkia u thotë 'S'kemi ç'bëjmë shkoni në hotel'

PD: 30 vajza janë nxjerrë jashtë konviktit se u ra tavani, Bashkia u thotë 'S'kemi ç'bëjmë shkoni në hotel'

TIRANË-Partia Demokratike nëpërmjet kreut të FRPD, Belind Këlliçi ka risjellë edhe një herë në vëmendje denoncimin se ka rënë tavani në godinën nr. 20 te 'Qytet Studenti'. PD akuzon Bashkinë e Tiranës se nuk kanë marrë asnjë masë dhe se përgjigja e tyre për 30 vajzat për të cilat akuzojnë se janë lënë jashtë ka qenë “shkoni në hotel se nuk kemi c’bëjmë". 

"Skandaloze! Tavani i godines nr.20 te qytetit studenti ka rene ne te gjithe hapsiren e katit te trete. 30 vajza qe banonin ne kete godine jane nxjerre jashte duke mos patur asnje mbeshtetje. Reagimi i autoriteteve qe e kane mendjen per propagande dhe te mbushin xhepat ka qene: “shkoni ne hotel se nuk kemi c’bejme”. Studentet e prinderit e tyre paguajne per konviktet dhe serish detyrohen te paguajne per hotel.

Ky eshte “pakti per universitetin” i Edi Rames. 30 vajza qe vijne nga rrethe te ndryshme, te lena jashte pa asnje mbeshtetje, ne mes te nates. Kjo eshte puna e kesaj qeverie. Ky eshte standardi i Edi Rames! Nderton per shoë, mbush xhepat dhe pastaj gjithcka shkaterrohet. Fatmiresisht s’ka patur njeri ne godine ne ate cast dhe nuk ka patur te lenduar. Ketij fakti duhet ti gezohemi te gjithe sot", akuzon PD-ja.

Më herët, në përgjigjet e tyre për këtë akuzë, Bashkia e Tiranës ka mohuar se shkak i dëmtimit të tavanit ka qenë cilësia e keqe, por se shkak i këtyre dëmtimeve ka qenë tërmeti i 21 shtatorit.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Prova 123: 30/10/2019 06:18

    Godina 20 është godin për meshkuj jo për femrat.

    Përgjigju
  • Johnny: 29/10/2019 23:17

    Jo me mire te ikin te Long Hill aty ku ka vajt Basha se i ka ra tavani! Ju te Pd jeni katandisur shume keq vlla, po vazhduat keshtu do perfundoni si partia demokristiane!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur