TIRANË - Deputeti i PD, Sherefedin Shehu, ka akuzuar Ramën se ai ka qenë organizator dhe porositës i dhunës ndaj deputetit demokrat Gent Strazimiri.
Sipas Shehut akti i rëndë i goditjes në Parlament dhe i kërcënimit me jetë të përfaqësuesve të PD, do të kishte bërë çdo kryeministër normal, të një vendi normal, të reagonte, të mbante një qëndrim.
Më tej ai shton se çdo Kryeministër normal, i një vendi normal do të kishte reaguar, do të kishte mbajtur një qëndrim, kur provohet me dokumente zyrtare se deputeti i partisë së tij është dënuar më parë për trafik prostitucioni e rrëmbim personi.
“Heshtja e Ramës, po e ndihmon atë të hyjë në histori si Kryeministri që inkriminoi partinë e tij, inkriminoi administratën, inkriminoi parlamentin.”-tha deputeti PD, Sherefedin Shehu.
Deklaratë e plotë e deputetit Sherefedin ShehuAkti i rëndë i goditjes në Parlament dhe i kërcënimit me jetë të përfaqësuesve të Partisë Demokratike, do të kishte bërë çdo kryeministër normal, të një vendi normal, të reagonte, të mbante një qëndrim.
Por Edi Rama ka 35 ditë që hesht, edhe pse u pa qartazi se ai nuk ishte një spektator, por organizator, porositës i dhunës.
Pas kësaj ngjarjeje të paprecedentë që solli tension politik dhe detyroi Partinë Demokratike të ndërpresë marrëdhëniet me Kuvendin, dolën në dritë fakte rrëqethëse për inkriminim që Edi Rama i ka bërë kuvendit.
Çdo Kryeministër normal, i një vendi normal do të kishte reaguar, do të kishte mbajtur një qëndrim, kur provohet me dokumente zyrtare se deputeti i partisë së tij është dënuar më parë për trafik prostitucioni e rrëmbim personi.
Por Edi Rama hesht, edhe pse dihet botërisht se deputeti me precedent penal është sot në parlament, me firmën e vulën e tij, dhe se ishte pikërisht Kryeministri që dëboi dhunshëm nga lista dy kandidate femra, vetëm e vetëm për ti hapur rrugën Arben Ndokës.
Heshtja e Ramës, po e ndihmon atë të hyjë në histori si Kryeministri që inkriminoi partinë e tij, inkriminoi administratën, inkriminoi parlamentin.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.4%
-
Jo
61.7%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 3224
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama me prindërit në Fier: Rreziqet e platformave sociale për fëmijët, algoritmi i udhëheq dhe i manipulon
30 Nëntor, 13:19
-
Shpërthimi në Zubin Potok, Lajçak: Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi
30 Nëntor, 13:10
-
Debati për TikTok dhe Snapchat, Rama dhe Manastirliu në Fier me prindërit: Fëmijët po jetojnë në dy botë paralele, reale dhe virtuale! Përjetojnë presion të dyfishtë
30 Nëntor, 13:07
-
Ministria e Jashtme turke dënon sulmin në Ibër Lepenc: Shpresojmë në idenfikimin e autorëve
30 Nëntor, 13:06
-
Sulmi në kanalin e ujit Ibër – Lepencit, Kurti shkon në Zubin Potok, konfirmon se ka të arrestuar: Kriminelët e terroristë do të përballen me drejtësinë
30 Nëntor, 12:32
-
Shpërthimi në Zubin Potok, arrestohen disa të dyshuar pas bastisjeve në veri nga policia e Kosovës
30 Nëntor, 12:24
-
Shpërthimi në Zubin-Potok, reagon Berisha: Synon destabilizimin e Kosovës, skenari tipik i Rusisë së vogël
30 Nëntor, 12:20
-
Përgatitet për botim vepra e albanologut Jup Kastrati. 100-vjetori i studiuesit, konferencë shkencore në Akademi
30 Nëntor, 12:17
-
Festat e nëntorit prezantojnë kuzhinën shqiptare në Madrid! Eventi në Ambasadën shqiptare në Spanjë
30 Nëntor, 12:11
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor, 12:05
-
Shpërthimi në Zubin-Potok, reagon Beogradi! Ministri i Jashtëm: Kurti nxiton që i drejton gishtin Serbisë pa prova! Akuzat e parakohshme janë devijim i qëllimshëm
30 Nëntor, 11:56
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia monitorojnë situatën në Varage të Zubin Potokut, pas shpërthimit në kanalin e ujit Ibër-Lepenci
30 Nëntor, 11:37