PD:'Rama Junior’ s'po bën gjë tjetër
vetëm po zbaton projektet e Bashës

PD:'Rama Junior’ s'po bën gjë tjetër<br />vetëm po zbaton projektet e Bashës
Nëpërmjet një deklarate të ish-nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo Partia Demokratike akuzon Ramën se nuk po bën gjë tjetër veçse po zbaton projektet e adminstratës Basha.
  
Sipas Bozdos Projekti i Bulevardit të Ri, i Lumit të Tiranës, Terminalit Multimodal kamnë qenë të gjitha projekte të parashikuara nga Basha.
 
“Me 16 prill te 2015, Lulzim Basha dhe Michael Granof - Presidenti i fondit Shqiptaro- Amerikan të ndërmarrjeve, në një konferencë shtypi lajmëruan përfundimin e projektit të Pazarit të Ri, duke publikuar dhe fotot përkatëse se si do të transformohej kjo hapësirë tregtare dhe publike.
Një projekt të rëndësishëm transformues dhe me financim të siguruar dhe parashikuar nga administrata Basha. Ky ishte vetëm njëri prej tyre, një tjeter ishte Bulevardi i Ri e Lumi i Tiranës, Terminali Multimodal, dhjetëra rrugë, shkolla, kopshte e çerdhe.
 
Kjo natyrisht është mendësi dhe praktikë e re mbi bazën e të cilës duhet të punojë çdo qeverisje vendore apo qendrore që ka në fokus qytetarin dhe zhvillimin.
 
Në fakt deri tani, "Rama Junior" s'po bën gjë tjetër vetem zbaton projektet e adminstratës Basha dhe po përfundon ato që u bllokuar turpshëm gjatë dy viteve të qeverisjes së Rilindjes.

Në kontrast me këtë, Kaposhi Rama që kapërdiset sot, iku si bandit nga Bashkia: nuk la as edhe një copë letër të bardhë në tavolinat e punës, se për projekte investime, punë në proces apo fonde të siguruara e financime nga arka e Bashkisë, nuk bëhej fjalë.

Iku dhe la pas gropën në Sheshin Skenderbej që ishte kthyer në makth për qytetarët, la tonelata plehra nëpër hapësira publike siç ishte ajo pas Pallatit te Kultures e cila u shndërrua në njëe lulishte për qytetarët apo hapësira e mbetjeve tek Policia Bashkiake tejet e rrezikshme për jetën e qytetarëve, hapësirë e shndërruar po kështu në lulishte nga administrata Basha.
 
Kontrasti sot është i qartë mes njeriut që punon për qytetarët dhe atij që punon për vete. Rama iku nga Bashkia me një pasuri të pallogaritshme për vete, Basha u largua duke lënë pas investime të kryera, të nisura, në proces, të projektuara dhe me sigurim të financuar që do të ndryshojnë të sotmen dhe të ardhmen e kryeqytetit të shqiptarëve.
Gëzuar Ditën e Verës, edhe për gënjeshtarët”,
thuhet në deklaratën e Bozdos.

projekti i pd

projekti i pd

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro

I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro