PD: 4 ton drogë në 2 ditë në Itali
Shqipëria oazi i trafikantëve

PD: 4 ton drogë në 2 ditë në Itali<br />Shqipëria oazi i trafikantëve
TIRANE-Partia Demokratike ka reaguar për lajmin e raportuar në mediat italiane, ku thuhet se rreth 4 ton drogë janë kapur në dy ditët e fundit në Itali, drogë e mbjellë, e magazinuar, e transportuar nga Shqipëria.

Në një deklaratë për mediat, deputeti i opozitës, Enkeleid Alibeaj shprehet se këto ngarkesa të mëdha dëshmojnë edhe një herë se Shqipëria me Edi Ramën u bë hambari i Europës për drogën.

Rreth 4 ton drogë janë kapur në dy ditët e fundit në Itali, drogë e mbjellë, e magazinuar, e transportuar nga Shqipëria. Këto ngarkesa të mëdha dëshmojnë edhe një herë se Shqipëria me Edi Ramën u bë hambari i Europës për drogën, dhe për këtë arsye prej kohësh bien kambanat e alarmit. Qartazi, e shkruar dhe në raportet europiane dhe në qëndrimet e tyre, droga i ka zënë rrugën vendit tonë drejt Bashkimit Europian

Vetëm Edi Rama refuzon ta njohë këtë realitet. Edhe pse në brigjet italiane dhe në Greqi pothuajse çdo ditë mbërrin një ngarkesë me tonetala me drogë, Rama sërish thotë nuk ka drogë. Një trafik i tillë i organizuar nuk kapet asnjëherë nga autoritetet tona, por vetëm nga policitë e vendeve fqinje. Kjo dëshmon qartë se karteleve të drogës u ofrohet lehtësia dhe bashkëpunimi i duhur në këtë biznes kriminal.

Me Edi Raman dhe Sajmir Tahirin, Shqipëria është kthyer në oazin e bosëve të drogës. Me Partinë Demokratike Shqipëria do të pastrohet nga droga, trafikantët do të shtypen me forcën e ligjit dhe Shqipëria do ti kthehet shqiptareve të ndershëm që duan dhe do të jetojnë me punë të ndershme
”, tha ai.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai