PD: Afera për stadiumin, Rama i
dhuroi ndërtuesit 2800 m2 tokë
Partia Demokratike vazhdon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama për projektin e stadiumit Qemal Stafa. Sipas tyre Rama i ka dhuruar ndërtuesit 2800 metra katrorë tokë për ndërtuesit, pas së cilin sipas PD fshihet vetë Rama. Zedhëënsja për shtyp Ina Zhupa është shprehur se kjo është një babëzi e pashoqe, të cilën Paria Demokratike do e anullojë me marrjen e drejtimit të vendit.
Partia Demokratike vazhdon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama për projektin e stadiumit Qemal Stafa. Sipas tyre Rama i ka dhuruar ndërtuesit 2800 metra katrorë tokë pas së cilin sipas PD fshihet vetë Rama.
Zëdhënsja për shtyp Ina Zhupa është shprehur se kjo është një babëzi e pashoqe, të cilën Paria Demokratike do e anullojë me marrjen e drejtimit të vendit.
Deklaratë e zëdhënëses Ina ZhupaGrykësia e Edi Ramës, me aferën e stadiumit Qemal Stafa, nuk ndalet.
Pak ditë më parë, ai ka vendosur të shtojë edhe 2800 metra katrorë për biznesin e tij në zonën më të shtrenjtë e më të leverdishme të Tiranës.
Edhe 2800 metra më shumë për qendrën gjigande të tregtisë, me dyqane, bare, restorante, dhoma e suita hoteli.
2800 metra katrorë që bëhen përjetë pronë e klientit, pas të cilit fshihet në të vërtetë Edi Rama.
Ja ku është vendimi i qeverisë, ku 2800 metra katrorë, pronë e bashkisë, e qytetarëve të Tiranës, kalojnë për dyqane e hoteleri, për aferën më të madhe financiare të Edi Ramës.
Ndërsa mban te fshehte pikën kryesore të kontratës, dhe nuk bën transparencë si si i ka ndarë metrat, sa ka lënë për qytetarët, për sportin, e sa për qendrën e tij të madhe të biznesit, shkon edhe më larg e vendos të kafshojë edhe 2800 metra tokë në mes të Tiranës për interesat e tij financiare.
Kjo është një babëzi e pashoqe, të cilën, ashtu si gjithë këtë aferë korrupsioni, Partia Demokratike nuk e njeh, dhe do ta anullojë me marrjen e drejtimit të vendit.
Edi Rama nuk do të bëhet pronar i përjetshëm i dhjetra mijë metrave katrorë në zemër të Tiranës.
Prona do ti kthetet qytetarëve, dhe llogaritë e Ramës me miliona euro për metra katrorë do të bëhen nul.
Do të ketë stadium ku prioritet ka sporti e spektatori, ku do të respektohen standartet më të larta olimpike.
Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
17.8%
-
Të gabuar
77%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 269
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Napoli mund pastër Monzën dhe merr kreun e Serie A! Lazio ul me 'këmbë në tokë' Torinon, e mposht 2-3! Roma përmbys Venezian
29 Shtator, 22:46
-
Napoli merr kreun e Serie A, fiton 2-0 kundër Monzës
29 Shtator, 22:41
-
Himarë/ Nesër Vangjel Tavo bën betimin si kryebashkiak në mbledhjen e këshillit
29 Shtator, 22:19
-
Korçë/ Ekspozitë me ikonat e Diço Zografit, pasqyrojnë lidhjen mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
29 Shtator, 22:03
-
Ndryshime drastike në tregun e transferimeve, pesë ligat më të mëdha evropiane gjejnë dakordësinë
29 Shtator, 21:54
-
CDC: Vetëvrasjet në SHBA mbeten në nivelin më të lartë në histori
29 Shtator, 21:52
-
Mero Baze: Protestat, një 'rreshtore' e re për PD
29 Shtator, 21:29
-
Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në Esencë-Report Tv
29 Shtator, 21:07
-
Renditja/ Tirana fiton pas 138 ditësh, përmbys 2-1 Skënderbeun në kryeqytet! AF Elbasani i falet Lleshit në Ballsh
29 Shtator, 20:56
-
VIDEO/ Berisha ngatërrohet në Këshillin Kombëtar, nuk i ndahet shpirti nga Kuvendi Popullor
29 Shtator, 20:53
-
Turi blic me strukturat në qarkun e Tiranës, Veliaj: I bindur për fitoren në Kavajë! Një njeri që drejton partinë nga azili në katin e 8 nuk mund të jetë partner për BE
29 Shtator, 20:46
-
Sulme masive izraelite në portin bazë të Houthit në Jemen! Të paktën 4 të vdekur
29 Shtator, 20:27