PD: ‘Air Albania’ nuk ekziston, Vettingu i politikës do ta fluturojë Ramën

PD: ‘Air Albania’ nuk ekziston, Vettingu i politikës do ta fluturojë Ramën

Deputeti i PD,Deputeti i PD, Endri Hasa

Deputeti i PD, Endri Hasa ka reaguar pas fluturimit të parë të kompanisë ajrore shqiptare ‘Air Albania’. Demokrati akuzon kryeministrin Rama se mashtron shqiptarët me një kompani që nuk është licencuar për fluturim me kodin shqiptar. Ai thotë se për ‘shfaqjen qesharake të kryeministrit në hall u përdor kompania “Turkish Airlines” TK6888”.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE, ENDRI HASA
Vettingu ne politike e ka shfazuar Edi Ramen! Mashtron shqiptaret, keqperdor studentet, jep shfaqje me nje kompani qe nuk eshte e licensuar per fluturim me kodin shqiptar. Sot nga Rinasi ne oren 8.30 nuk u nis asnje avion i Air Albania, sic genjeu Edi Rama. Per shfaqjen qesharake te kryeministrit ne hall u perdor kompania “Turkish Airlines” TK6888.

Te dhenat online nga aeroporti i Rinasit tregojne se ky eshte nje fluturim shtese i Turkish Airlines, sepse Air Albania nuk ekziston pervecse ne reklamen luksoze te Edi Rames. Vettingu i politikes do ta fluturoje Edi Ramen nga zyrat e shtetit, qe i perdor per te vjedhur, mashtruar dhe sunduar shqiptaret!

 



 

Fluturimet nga Rinasi


Lajmi kryesor:

‘Air Albania’ nis fluturimet me studentët e ekselencës, Rama: Jeni këmba më e mbarë (VIDEO-FOTO)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro