‘Air Albania’ nis fluturimet me studentët e ekselencës, Rama: Jeni këmba më e mbarë (VIDEO-FOTO)

TIRANE-Kompania e parë ajrore shqiptare “Air Albania” ka nisur zyrtarisht fluturimet ditën e sotme. Destinacioni i parë i linjës së re është Tiranë-Stamboll-Tiranë me 80 studentët e ekselencës.

Ndërsa do të  ketë  edhe destinacione të tjera në qytetet europiane si Roma, Londra apo Milano. I pranishëm në Rinas në ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama. Ai tha se studentët e ekselencës janë këmba më e mbarë për të nisur historinë e fluturimeve të kompanisë së parë ajrore shqiptare.

Këtë fluturim të parë të muajit të testit e bëjnë studentët dhe maturantët e ekselencës, është një fluturim simbolik. Gjatë gjithë muajit do të ketë disa të tillë. Arsyeja se përse na shkoi mendja te ju, është sepse jeni, fytyra e ndritur e gjeneratës tjetër dhe meritoni që të keni të gjithë vëmendjen dhe respektin dhe njëkohësisht edhe një dhuratë simbolike për gjithçka keni bërë.

Erdha vetëm të përcjell grupin tuaj dhe jam i bindur jeni këmba më e mbarë për kompaninë tonë të flamurit. Tani do ia jap fjalën një vajze, që e kam takuar për herë të parë në gjimnazin ‘Ali Demi’ në Vlorë, ndërsa sot është studente e ekselencës.  Bëjmë dhe pak metra bashkë dhe ju vazhdoni lart, ne vazhdojmë të tërheqim këmbën zvarrë këtu në tokë

Edi Rama

Kryeministri hipi në bordin e avionit duke u dhënë një porosi para nisjes studentëve;

Rrugë të mbarë, silluni mirë atje dhe mirë se të ktheheni për vitin e ri shkollor

Edi Rama

Më pas Rama zbriti nga bordi, ndërsa avioni i parë i linjës ajrore shqiptare nisi fluturimin drejt Stambollit. Avionët do të mbajnë emrat e poetëve shqiptarë.

Rama në bordin e AIR Albania


I pari, mban emrin e Lasgush Poradecit. Rama tha dje se në fund të vitit të ardhshëm, kjo kompani do të ketë edhe një linjë direkte Tiranë-Nju Jork dhe ky avion do të mbajë emrin e “Imzot Nolit”.

Kompania shqiptare pritet që  të  ofrojë  më shumë mundësi për fluturime “loë cost” nga Shqipëria. Tre ortakët e saj janë “Albcontrol” me 10%, që përfaqëson palën shqiptare, dhe dy subjekte të tjera, “Turkish Airlines” dhe “MDN Investment” me 49 dhe 41%.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:51
PD: ‘Air Albania’ nuk ekziston, Vettingu i politikës do ta fluturojë Ramën

Deputeti i PD, Endri Hasa ka reaguar pas fluturimit të parë të kompanisë ajrore shqiptare ‘Air Albania’. Demokrati akuzon kryeministrin Rama se mashtron shqiptarët me një kompani që nuk është licencuar për fluturim me kodin shqiptar. Ai thotë se për ‘shfaqjen qesharake të kryeministrit në hall u përdor kompania “Turkish Airlines” TK6888”.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE, ENDRI HASA
Vettingu ne politike e ka shfazuar Edi Ramen! Mashtron shqiptaret, keqperdor studentet, jep shfaqje me nje kompani qe nuk eshte e licensuar per fluturim me kodin shqiptar. Sot nga Rinasi ne oren 8.30 nuk u nis asnje avion i Air Albania, sic genjeu Edi Rama. Per shfaqjen qesharake te kryeministrit ne hall u perdor kompania “Turkish Airlines” TK6888.

Te dhenat online nga aeroporti i Rinasit tregojne se ky eshte nje fluturim shtese i Turkish Airlines, sepse Air Albania nuk ekziston pervecse ne reklamen luksoze te Edi Rames. Vettingu i politikes do ta fluturoje Edi Ramen nga zyrat e shtetit, qe i perdor per te vjedhur, mashtruar dhe sunduar shqiptaret!

 



 

Fluturimet nga Rinasi
/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 15/09/2018 18:28

    Udhe te mbare ne kaltersi Shiponja -Shqiptare. Qytetarte festojne e u dhetojne, shpellaret ulerasin e kafshojne.

    Përgjigju
  • Shqip: 15/09/2018 15:10

    Turq. Pse vetem turku po merre gati të gjitha tenderat? Pse jo SH.B.A.-TË APO KANADEZET,FRANCEZT APO SHQIPTARE PSE JO.

    Përgjigju
  • Arbëri: 15/09/2018 12:23

    Për PD ”nuk ka as Shqipëri” thjesht PD është Tradhëtare ...!!!

    Përgjigju
  • bledi 1: 15/09/2018 10:58

    ky eshte fluturim test edhe do bohen edhe me shume. kur te mbarojne testet behet fluturimi zurtar edhe del emri albanian airline. ju te PD jeni thjesht negativ per shqiperine

    Përgjigju
    • hako: 15/09/2018 15:32

      Fluturim test plot me njerez?.Thuajini me mire qe eshte propagande per me trullose popullin.Pastaj kjo kompani nuk ka fare faqe webi,te cilen edhe nje dyqan rrobash e zoteron.

  • agim: 15/09/2018 10:54

    Nuk te njof ty Endrit Demi apo Hasa si e ke,po me cka ke shkruar siper e llafos ne emerin e PD dukesh qe ne vende te bukes ti ngrene bre,jonxhe tj,pra vertet qeneke nje mezat i tredhur te pakten ne tru e tregon vet

    Përgjigju
  • Ali: 15/09/2018 09:01

    Mbaresi dhe diell rruga. Suksese exelentve Po sa per djeni e di mire si dalin exelentet te Ali Demi ne Vlore... Djali Babait.. cupa e babit..mamit. Etj Kam pasur femijen ne ate shkolle Dhe mbaj mend qe ne nje vizite te Edi Rames ne 2015 mbyllen femijen neper klasa si shtet rrethim dhe zgjodhen femijet e babatrojave e dhe mamatrojaneve.. Kjo eshte exelenca e Ali Demit.

    Përgjigju
  • Ela: 15/09/2018 08:23

    Mbar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur