PD akuzon Dakon: Abuzime me fondet
në rrugën e plazhit, punimet pa cilësi

Partia Demokratike ka akuzuar Bashkinë e Durrësit se ka dhënë dy herë fonde brenda vitit për rrugën “Pavarësia” në Plazhin e Durrësit, ndërsa cilësia e punimeve aty vazhdon të jetë jashtë standardeve. Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun ne degën e PD-së në Durrës, Lorisa Ylli, u shpreh sot se kjo rruugë u ndërtua me nxitim të madh në kohën e fushatës, ndërsa sot, pa kaluar ende një vit po rikualifikohet nënkalimi tek “Ura e Dajlanit”.

Investimi i vitit 2015 për rrugën “Pavarësia” në plazhin e Durrësit, synonte të sillte realizimin e korsive të biçikletave, gjelbërimit dhe ndriçimin. Rrugë e cila iu dha për ndërtim me fondet e Bashkise, pra nga taksapaguesit firmës me çmimin më të lartë të ofertës me një fond prej 168 milion lekësh pa TVSH. E gjithë kjo rrugë, u ndërtua në një nxitim të madh në kohën e fushatës zgjedhore, lokale ku dhe u quajt një ndër projektet vizionare të Bashkisë së Durrësit. Sot, gjendemi përpara faktit ku pa kaluar ende viti, po rikualifikohet nënkalimi, rotondes tek Ura Dajlanit, rikualifikim i cili vjen në një kohë kur sapo është mbyllur një investim”, u shpreh Ylli.
 
rruga e plazhit

rruga e plazhit


Partia Demokratike në Durrës shprehet se do t’i drejtohet drejtësisë për këtë rast, ndërsa i ka bërë thirrje prokurorisë të verifikojë këtë investim të Bashkisë Durrës.

Ekzistojnë fakte dhe argumenta të cilat ngarkojnë Bashkinë Durrës me përgjegjësi istitucionale por dhe morale për keqmenaxhimin e territorit nën juridiksionin e saj. Fakte të cilat Partia Demokratike, Durrës do i drejtohet drejtësisë. Kjo Bashki demonstron qartë se nuk ka një vizion për qytetin, pasi projektet ndryshojnë në varësi të klientelës dhe jo interesave të taksapaguesve. Partia Demokratike, dega Durrës denoncon faktin se Kryebashkiaku, nuk po i shërben qytetarëve të cilët e votuan dhe nuk po punon për interesat afatgjata të qytetit të Durrësit, por synon vetëm të grabisë fondet publike apo dhe buxhetin e shtetit. I bëjmë thirrje Prokurorisë të marrë të gjitha masat për verifikimet e këtij investimi të Bashkisë Durrës”, përfundon deklarata e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në degën e PD-së në Durrës, Lorisa Ylli.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti