PD akuzon qeverinë për mbylljen e bizneseve, Salianji: Tatimorët kërcënojnë me gjoba të frikshme

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka akuzuar qeverinë duke e bërë përgjegjëse për braktisjen e bizneseve vendase gjatë pandemisë dhe çuarjen drejt falimentimit.

Salianji tha se Rama u mohoi atyre të drejtën legjitime të çdo taksapaguesi për t’iu dhënë ndihmë apo shërbim atë që më herët ua ka marrë me mbi-taksime dhe pasi ua merr taksat, u lë dhe barrën e pagesës së taksave të mëtejshme, pastaj pagat e punëtorëve dhe çdo detyrim tjetër.

Më tej Salianji i cilësoi kushtet e garancisë sovrane qesharake dhe të pamjaftueshme. Sipas tij, tatimorët janë lëshuar si xhambazë anë e kënd vendit duke kërcënuar me falimentim ose gjoba të frikshme.

"Armiku i vërtetë i biznesit është Edi Rama, njeriu që pasi ka zbrazur arkën e shtetit nga babëzia për të vjedhur taksat e shqiptarëve me koncesione dhe PPP, i është vërsulur bizneseve vendase. Ka lëshuar armatën e taksidarëve që kanë nisur terrorizimin e biznesit vendas, veçanërisht prodhues.

Kjo vjen pasi biznesi dhe të punësuarit në të nuk u ndihmuan nga qeveria përgjatë gjithë pandemisë, madje u përjashtuan nga paketat ndihmëse duke u mohuar atyre të përfitojnë nga paketa e ndihmës qeveritare. Rama u mohoi atyre të drejtën legjitime të çdo taksapaguesi për t’iu dhënë ndihmë apo shërbim atë që më herët ua ka marrë me mbi-taksime. Pasi ua merr taksat, u lë dhe barrën e pagesës së taksave të mëtejshme, pastaj pagat e punëtorëve dhe çdo detyrim tjetër. Në fund gjoja i ofron një garanci sovrane kushtet e të cilës janë qesharake dhe të pamjaftueshme!

 

Pasi i shmanget përgjegjësisë karshi biznesit dhe qytetarit, në kohë pandemie, i kërkon bizneseve me përdhunë të paguajnë për keqmanaxhimin e tij. I kërkon tatimorëve të sillen barbarisht ndaj bizneseve dhe sipërmarrjeve. Prandaj ato janë lëshuar si xhambazë anë e kënd vendit duke kërkuar me përdhunë taksa dhe duke kërcënuar me faliment ose gjoba të frikshme. “Parà ose faliment!” kjo është motoja e pandershme dhe mafioze që i ofrohet bizneseve nga xhambazët e rilindjes.

PD po merr me dhjetra denoncime nga biznese prodhuese, qe faktojnë represionin e inspektoriateve dhe kërcënimet mafioze të tyre.

Filozofia e Ramës dhe kësaj qeverie po bëhet përditë edhe më e qartë për këdo sipërmarrës, të punësuar apo dhe pensionist. Nuk kanë ndërmend të mbështesin biznesin prodhues vendas, nuk kanë ndërmend të ndihmojnë një punëdhënës të rëndësishëm dhe me peshë. Jo! Ata nuk mendojnë se shqiptarët kanë të drejta dhe se duhet të punojnë. Ata duan vetëm të përfitojnë dhe abuzojnë.

Prandaj, Rama në vend që të lehtësonte nga taksat, të subvenciononte prodhimin dhe të ndikonte për shtyrjen e kësteve të kredisë për të ndarë sakrificën e biznesit po i kërcênon, gjobit dhe mbyt me shkresa dhe bllokime!

Miliona Euro shpërdorohen në tendera dhe PPP, në vend të ndihmohen sipërmarrjet për të hapur vende pune, për të sjellë zhvillim, punësim dhe mirëqenie!

Qeveria Rama është armikja e biznesit dhe sipërmarrjes!

Ne do të mbajmë shënim emrat e atyre që sot gjezdisin me bllok kërcënues në dorë duke u prerë të drejtën familjeve shqiptare për të ardhura. Shqiptarët nuk do të tremben dhe as do të kërcënohen nga mafiozët që u vendosin lakun në fyt gjithnjë e më shumë shqiptarëve. Askush nuk mund të detyrojë shqiptarët të paguajnë me gjakun dhe djersën e tyre harbimin pushtetar.

Ata e kanë të qartë se kush është kryefajtori. Por dhe ne nuk do të harrojmë të çojmë përpara përgjegjësisë ato që sot fshihen pas urdhrit. Kjo nuk është një deklaratë hakmarrëse, por është zotimi për të vendosur drejtësinë dhe rendin përpara shumicës së heshtur. Atyre që kontribuojnë në heshtje në mirëqenien tonë", deklaroi Salianji.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 03/09/2020 20:17

    Akona jashte jeti re karafil i babales ? Nuk te jane fut mbrenda mashtryes pathologjik ,ben dhe te ndershmin .Ti je bere aq pis sa nuk ka lum te laj .Do shohesh ne zgjedhje se sa do te votojne

    Përgjigju
  • Ike plaku merre.: 03/09/2020 19:07

    Doli pederasti me nofken ! BABALE !Populli nuk harron bemat e PD.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë