DURRES - Në inaugurimin e rrugës së re Shën Vlash - Katund i ri Kryeministri i vendit Sali Berisha e nisi fjalën e tij duke kujtuar arritjet e tij në këto katër vite qeverisjeje. Nërsa kryefjala e takimit ishin akuzat e drejpërdejta ndaj opozitës dhe liderit të saj duke thënë se ai nuk ka regjistruar asnjë sukses dhe se "kalon nga disfata në disfatë".
“Ne garantuam rritje ekonomike, ju dëgjoni se një krizë e thellë ka pllakosur vendet përreth ndërsa institucionet e tjera serjoze deklaruan se Shqipëria nuk pati recension por ruajti ekonominë. Jo vetëm nuk pati rritje papunësie por pati ulje. Kjo është merita juaj burra e gra punëtorë që jemi deri këtu”, - tha Berisha para qytetarëve.
Ndërsa u shpreh se Rama është i frikësuar ndaj arritjeve të qeverisë dhe nuk i pranon dot “Këto 4 vite Rama i tmerruar nga këto ndërtime deklaroi në Shkodër se janë 600 km gjithsej dhe e ftoj atë të vijë apo të vizitojë në Facebook-un tim dhe që nga 1 prill deri në qershor do të ndërtojmë 400 km rrugë të reja. Hajde pas meje të tregoj 1500 km nga Konispoli në Vermosh. Këto ishin 4 vite, që ne ndërtuam 1300 shkolla, qindra sisteme ujësjellësa kanalizimesh”.
“Ai deklaroi se janë 1 milion të papunë dhe harron se forca punëtore është 1 milionë e 80 mijë vetë. Sipas tij këto shtëpi ndërtohen vetë, këto biznese punohen vet, këto rrugë shtrohen vetë, këto shkolla vetndërtohen. Kur dy fqinjët tanë kanë krizë, kjo pasqyrohet edhe tek ne. Dy ditë më parë KE konstatoi se në Shqipëri ka ulje të papunësisë, jo vetëm shpëtuam dhjetra mijëra vende pune por edhe shtuam” - tha Berisha.
Në fjalën e tij Berisha nuk la pa përmendur edhe tre ligjet të cilat sipas tij mbahen peng nga Rama i cili mban gjithashtu peng pensionet e emigrantëve “Zoti Edi Rama në një akt primitiv dhe të papërgjegjshëm ndaj cdo shqiptari mban peng tre ligje me zemërligësinë e tij, sot e dëgjoja tek derdhte lok krokodili për pensionet e migrantëve. E di pse s’jepen? Se Shqipëria s’ka vendin e statusit kandidat, vetëm duke patur statusin atyre iu jepen pensionet në çdo vend që i kanë kryer vitet e punës. Ai ka krijuar Shqipërinë e tij, dje në Vlorë i ktheu vlonjatët në kohën e Selam Musasë vetëm se nuk iu tha merrni gunat e hidhnit topat. Ai ka shumë veti, por një ka më të keqe ëshët frikacak deri në palcë.
Berisha shtoi se PS -së i mungon lideri, sepse gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka regjistruar asnjë sukses “Për trillime ata janë më të pasurit, nëse kanë lumenj shpifjesh, trillimesh, bojkotesh ata nuk kanë lider, ai ka dhunti të kalojë nga disfata në disfatë, le të dalë një shqiptar të thotë cilën fitore regjistroi Rama në këto vite, sepse ai nuk ka interes tjetër përveç se të përmbushë interesat e veta me dhunë, mashtrime dhe nuk ka për t’i realizuart dot. Në mbyllje të fjalë së tij Berisha tha se : Aleancën e nisi me fundërrina përfundoi me hala dhe ngjala.
RRUGA E RE SHEN VLASH- KATUND I RI
Sot Kryeministri i Shqipërisë përuron rrugën Shën Vlash- Katund i Ri. Rruga Shën Vlash- Katund i Ri, me gjatësi 9.3 km, është një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe lidh komunat Rrashbull, Katund i Ri e Xhafzotaj me njëra-tjetrën, me Autostradën Durrës-Tiranë si dhe me Bashkinë Durrës. Kjo rrugë është financuar nga Qeveria Shqiptare, BERZH dhe BEI. Së bashku me rrugën Xhafzotaj - Bregdet, rrugë e cila ka përfunduar së rikonstruktuari pak kohë më parë, perfundohet rrjeti rrugor i nje prej zonave me popullsinë më të dendur të Qarkut të Durrësit.
Gjëndja e rrugës ekzistuese ka qëne shumë e keqe, duke u bërë pengesë për transportin normal të njerëzve dhe mallrave. Kjo zonë me prodhimtari të lartë bujqësore, blegtorale dhe industriale, pas përfundimit të rrugës do të shtojë ndjeshëm mundësitë e punësimit të banorëve duke ofruar mundësi reale për përmirësimin e jetës së tyre. Rruga e re fillon në tregun e makinave të fshatit Shën Vlash dhe përfundon në fshatin Katund Sukth të Komunës Katund i Ri.
Në pjesën urbane, rruga ka një gjerësi asfalti prej 6 m nga 3.5 që ka qënë më parë. Ajo është e pajisur me trotuare në të dy krahët, ndricim publik si dhe me të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës, përfshirë sinjalistikën vertikale dhe horizontale, mbrojtëset anësore në vendet e rrezikshme, kanalizimet e ujrave të bardha, vepra arti etj. Në pjesën tjetër të rrugës, gjerësia e rrugës është 5 m me bankina anësore prej 0.5 m nga të dy anët e saj.
Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com