PD, 'amnisti' për spiunët e ish Sigurimit të Shtetit: Rikthim pas 7 vitesh në poste publike nëse pendohen, kërkojnë ndjesë dhe rrëfehen

PD, 'amnisti' për spiunët e ish Sigurimit të Shtetit: Rikthim pas 7 vitesh në poste publike nëse pendohen, kërkojnë ndjesë dhe rrëfehen

Foto ilustruese

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend dy projektligje për lustracionin (pastërtinë e figurës), një nismë ligjore nga PD-ja me në krye Sali Berishën dhe një nga PD-ja me në krye Enkelejd Alibeajn. Dy nismat ligjore kanë përmbajtje të përafërt pasi përjashtojnë për 15 vite nga e drejta nga e drejta për t’u zgjedhur deputetë, kryebashkiakë dhe anëtarë të këshillave bashkiake, si dhe për t’u emëruar në një sërë funksionesh publike personat që kanë qenë bashkëpunëtorë të ish Sigurimit të Shtetit si dhe atë që kanë mbajtur funksione politike të PPSH, kanë qenë pjesë e drejtësisë dhe hetuesisë së diktaturës. Edhe ata që janë në detyrë largohen automatikisht për 15 vite.

Por, projektligji i propozuar nga Alibeaj parashikon edhe një amnisti të pjesshme për bashkëpunëtorët e ish Sigurimit të Shtetit. Nisma ligjore parashikon që spiunët që tërhiqen vetë nga funksionet, nuk do t’u bëhet emri publik, ndërsa ata që shfaqin pendesë, u kërkojnë ndjesë atyre që i kanë spiunuar si dhe rrëfejnë në mënyrë të plotë të gjithë të vërtetën, ata mund të zgjidhen dhe të emërohen pas 7 vitesh në funksione publike. Pra, nga 15 vite kohë ndalimi, afati shkurtohet në 7 vite.

“Subjekti gëzon gjithashtu të drejtën që të tërhiqet nga funksioni dhe që rasti i tij të mos bëhet publik. Nëse nga veprimtaria e subjektit iu është shkaktuar dëm të tretëve, mospublikimi vendoset nëse krahas aktit të tërheqjes, subjekti ka paraqitur edhe një letër pranimi mbi faktet dhe ka kërkuar ndjesë për të dëmtuarit. Po ashtu, subjekti mund të shfaqë pendesë për veprimet e kryera nga ana e tij, duke pasur detyrimin që të rrëfejë në mënyrë të plotë të gjithë të vërtetën që ai di. Kur rrëfimi rezulton të jetë i vërtetë, subjekti përfiton përgjysmimin e kohës së ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike. Në çdo rast për funksionarët e zgjedhur apo ata që kërkojnë të zgjidhen, periudha e ndalimit duhet të përfshijë së paku një proces zgjedhor, vendor apo të përgjithshëm”, thuhet në relacionin e projektligjit.

Ashtu si projektligji i propozuar nga Rithemelimi, edhe nisma ligjore e propozuar nga PD-ja me në krye Alibeajn, nuk përfshin sekretarët PPSSH si kategori që nuk dihet të kandidojnë, zgjidhen apo emërohen në disa funksione publike. Për vite me radhë, Berisha ka mbajtur pozicionin politik të sekretarit të Komitetit të Partisë së Punës në Fakultetin e Mjekësisë te Universiteti i Tiranë. Ky përjashtim mund të lexohet si një mesazh afrimi mes dy PD-ve. Aktualisht, në Kuvendin e Shqipërisë janë depozituar 6 nisma ligjore për hapjen e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit dhe pastërtinë e figurës.

Projekligji i PD-së për lustracionin

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edmond( koder rreshen): 22/10/2022 10:51

    D m th po y rrefy Saliu,te rikthehet ne kry te PD pas 7 vitesh ! A do jet ne ket Jet Saliu pas 7 vitesh ? Dhe e dyta : A i mjaftojn saliut 7 vite per te shkruar pendesen ?????

    Përgjigju
  • Iris: 21/10/2022 01:57

    Projektligji i propozuar nga Rithemelimi e PD eshte vertet per te qeshur.Nje mish-mash idesh huazuar pjeserisht nga Vetingu i drejtesise,pjeserisht nga ligji per dekriminalizimin,per pastertine e figurave qe kandidojne,pjeserisht nga doktrina komuniste si sillej me armiqte e shtetit(trego krimet qe ke bere dhe pendohu) dhe pjeserisht nga doktrina kristiane si veprohet me mekataret:Pendohu,rrefe,kerko falje,per sjellje te mire nga 15 vjet,ben vetem 7!!!! Asgje origjinale!

    Përgjigju
  • Opionisti: 20/10/2022 20:45

    Do vjen prape sikurimi shteti 1945 do vi

    Përgjigju
  • XXX: 20/10/2022 20:41

    PD i ka të vetët krejt ish spiuna. ????????????

    Përgjigju
  • Meri: 20/10/2022 17:27

    Keta jan PD-istat qe hiqen si democratica por...,jan me te keqij,nga komunistet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU