Janë regjistruar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kandidatët e partisë Bindja Demokratike për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Mbledhja e sotme u shoqërua me diskutime pasi i pranishëm ishte edhe sekretari i PD për zgjedhjet Ivi Kaso i cili ankimoi regjistrimin e Bindjes Demokratike si subjekt zgjedhor duke thënë se subjekti duhet të jetë krijuar të paktën 6 muaj përpara procesit zgjedhor.

Kaso tha se partia duhet të zotërojë mandat në të kundërt duhet të mbledhë firmat e nevojshme pasi një subjekt që garon në zgjedhje duhet të dëshmojë mbështetjen në radhët e zgjedhësve.

Kandidatët që u regjistruan në KQZ

Arben Skënderi në Bashkinë Tiranën

Valbona Mezini në Bashkinë e Vlorës

Valdona Sakollari në Bashkinë e Durrësit

Ylber Gjeta në Bashkinë Kamëz

Salvador Kaçaj në Bashkinë e Lezhës

Leonard Olli për Bashkinë e Korçës

Vendimet e miratura ditën e sotme

 “Për miratimin e listave shumemërore te kandidatëve për anëtarë në Këshillin e bashkive të depozituara nga Partia e Gjelbër, pjesëtare e koalicionit ‘Aleanca Për Shqipërinë Europiane’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore 30 qershor 2019”.

KQZ vendosi miratimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtarë të këshillave bashkiak, në bashkitë; Elbasan, Lezhë, Korçë, Kamëz, Tiranë, të Partisë së Gjelbër, pjesëtare e Koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
– “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për kryetar bashkie, të Partisë Bindja Demokratike, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

– KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-ve përkatëse për vazhdimin e procedurave për regjistrimin e kandidatëve për kryetar bashkie, të bashkive Këlcyrë dhe Tepelenë, të Partisë Bindja Demokratike, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.​