Partia Aleanca Kuqezi dorëzoi listën me kandidatët në bashkitë e Durrësit, Lezhës dhe Prrenjasit dhe për këshilltarë në shumë bashki, por duket se KQZ-ja do t'i rrëzojë duke mos i regjistruar në 30 qershor për të garuar nëse do të ndiqet precedenti me Bindjen Demokratike dhe nëse AK-ja nuk do të ketë një deputet tjetër garant si në rastin e Lefter Kokës.
Sot Aleanca Kuqezi njoftoi se deputetja, Elda Hoti e cila u betua në Kuvendin e Shqipërisë më 13 mars të këtij viti, ka nënshkruar me këtë parti. Hoti ka dalë garant për listën e Aleancës Kuqezi, por duket se garancia e saj nuk vlen në këtë rast. Në mënyrë që një parti të regjistrohet në zgjedhje duhet që të ketë të paktën një deputet në Kuvend në 6 muajt e fundit ose të ketë mbështetjen e tij, por Hoti ka vetëm pak javë në Kuvend.
Kjo do të thotë se nëse Aleanca Kuqezi dhe koalicioni ku bën pjesë 'Shpresa për Ndryshim' nuk do të kenë një tjetër emër që ka të paktën 6 muaj në Kuvend nuk do të regjistrohen, gjithmonë duke marrë si precedent rastin e Bindjes Demokratike që u regjistrua në KQZ për zgjedhjet. Këtë forcë e shpëtoi firma e Lefter Kokës. Megjithatë fjalën e fundit pritet që ta thotë KQZ-ja.
Urime me gote uji
Përgjigju