“Nuk mund të pajtohemi dhe nuk mund të japim pëlqimin tonë për këtë cënim të rëndë që po i bëhet statusit të nënpunësit civil. Kjo tentativë është më shumë së një kërcënim, madje është një kërcënim brutal ndaj opozitës”. Sipas deputetit Halimi: “Kryeministri Rama është ai që për 2 vjet me rradhë bllokoi rrugën në marrjen e statusit të vendit kandidat.
Rama është gati të zerojë konsensuin e arritur për 3 ligjet, akt i cili rikthen konfliktin me opozitën. Partia Demokratike i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, të mos vazhdojë rrugën e konfliktit politik dhe të mos cënojë statusin e nënpunësit civil”, u shpreh në emër të PD, ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi. Ndërkohë që kur duhet edhe një javë që ky ligj të hyjë në fuqi, maxhoranca e re ka vendosur ta shtyje atë. Burime pranë qeverisë bëjnë të ditur se së shpejti qeveria do të miratojë shtyrjen për disa muaj të hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Shkrimi u publikua sot (25.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)