DURRËS- Kryetari i PD në Durrës Ferdinand Xhaferraj ka deklaruar se ditën e djeshme janë përfshirë në një përplasje me armë zjarri Drejtori i Pergjithshëm i Hekurudhave dhe Kryetari i Keshillit Bashkiak Ani Dyrmishi. Vetë Ani Dyrmishi ka pranuar se ngjarja ka ndodhur, por ka deklaruar se nuk ka lidhje me të.

"Te nderuar gazetare, ditën e Hënë duke u gdhire e Martë, ne qender te Durresit ne lagjen nr 4, si pasoje e perplasjes te bandave te rilindjes goditet me arme Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave dhe Kryetari i Keshillit Bashkiak Ani Dyrmishi. Drejtori i policisë i qarkut Durres, rilindasi Lorenc Shehu, i ardhur jo per te vendosur rendin ne qytet, por per te negociuar sherret e bandave te PS, e ka fshehur ngjarjen", shkruan Xhaferri.

Dyrmishi është shprehur se makina e cila është qëlluar është e shoferit të tij dhe se ka hipur vetëm disa herë në atë makinë ka hipur vetëm disa herë si pasagjer.

Ndërsa Policia e Durrësit njoftoi dje se në lagjen nr.4 Durrës është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë mjeti tip "Volswagen", i parkuar, në pronësi të shtetasit I.B., 29 vjeç, duke mos dhënë të dhëna nëse ngjarja mund të ketë lidhje me Dyrmishin.