"Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orën 6 e 30 të mëngjesit në mes të Sukthit ku një bandë e armatosur me kallashnikov dhe me maska ka dhunuar biznesmenin Osman Pana.Sipas të dhënave paraprake mësohet se ky ishte një paralajmërim i bandës ndaj biznesmenit dhe besohet se ngjarja vjen pas gjobës që banda i ka vënë ndaj tij."-u shpreh Alibeja
Sipas PD terrori i këtyre bandave në Sukth vjen pasi ata janë të lidhura me Ramën dhe Dakon
"Terrori i këtyre bandave në Sukth është i pranishëm prej kohësh, dhe policia e di kush janë personat, por nuk merren masat, sepse maskat e armatosura janë të lidhura me Vangjush Dakon dhe Edi Ramën.Janë të njëjtët banditë që kanë terrorizuar qytetarët në zgjedhjet e fundit lokale, që kanë dhunuar komisionerët, banditë që ishin në shërbim të Dako-Ramës."
Por policia ka nje version krejt tjeter. Burime nga drejtoria e Policisë Durrës bëjnë me dije se nuk bëhet fjalë për ndonjë sulm kriminale, por për një konflikt për motive të dobëta. Mësohet se biznesmeni i bojës Osman Pana është konfliktuar me fqinjin e tij për një dritare. Debati ka degjeneruar deri në dhunë fizikë, por nuk bëhet fjalë për përdorim armësh apo maske. Sipas policisë, biznesmeni është goditur nga fqinji i tij me një shkop.
Redaksia online
(s/shqiptarja.com)
