PD: Basha s'i dha leje Deligjorgjit
 por FOTO dëshmon të kundërtën

PD: Basha s'i dha leje Deligjorgjit<br /> por FOTO dëshmon të kundërtën
TIRANE - PD dhe PS perpiqen te distancohen nga lejet e ndertimit dhuruar Mihal Delijorgjit, shkaktarit kryesor të tragjedisë së Gërdecit. Qe pas publikimit te lajmit nga gazeta Shqiptarja.com ka nisur nje ping pong pergjegjesish me ekzekutivit aktual dhe opozites. Ne fakt duke tentuar te tregojne qe asnjeri prej tyre nuk ka pergjegjesi ne vendimmarrjen, rezulton se leja e ndertimit eshte realizuar fale vendimeve te te dy paleve.

Mihal Delijorgji, është miratuar më 2 maj të vitit 2014 nga ish kreu i Bashkisë Tiranë Lulzim Basha. Është tabela gjigande e vendosur në hyrje të kantierit të objektit, ajo që zbardh ditën e dhënies së lejes, numrin e protokollit, të dhënat teknike të objektit bashkë me zbatuesit e projektit: të gjitha të sigluara me firmën e ish kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha. “Leje Shvillimore dhe Ndërtimi për Strukturën: Banim dhe shërbime 1 dhe 9 kat dhe pjergullat 1 kat më 1 kat parkim nën tokë në Rrugën e Kavajës Tiranë. Miratuar me vendim të Kryetarit të Bashkisë, Nr Protokolli 4296/7 Dt. 02/05/2014”, sqarohet në tabelën instaluar nga kompania e Delijorgjit “Parc Construction” në hyrje të objektit.

ndertimi pallat deligjorgji

Partia Demokratike tha ne nje deklarate per mediat se nuk eshte ish-kryebashkiaku Basha ai qe ka dhene lejen, por por eshte kryeministri Rama ai qe e ka firmosur. Debati për lejet e ndërtimit mes PD dhe qeverisë ka ardhur pas një shkrimi të “Shqiptarja.com”, ku Mihal Delijorgji kishte marrë leje ndërtimi, e cila ishte firmosur nga Kryeministri Edi Rama si kryetar i Keshillit Kombetar te Territorit.

Qeveria ka reaguar duke thënë se lejet ishin dhënë nga Lulzim Basha dhe se  “firma e Kryeministrit në 9 shtator 2015 ne KKT është thjesht dhe vetëm shprehje e vendimmarrjes formale e KKT-së mbi kërkesat e Bashkisë së Tiranës”. Por sipas Partisë Demokratike “Edi Rama kërkon t’i ikë përgjegjësisë së lejeve që ka dhënë me firmën e tij”.

Por ndersa palet politike mundohen te bejne ping-pong per pergjegjesite, Mihal Delijorgji një prej shkaktarëve kryesorë të tragjedisë së shpërthimit të fabrikës së demontimit të armëve në mars të vitit 2008 në Gërdec ku mbeten  te vrare 26 vete, nderton i qete pallatin 9 katesh (dhe dy nentoke) ne Rrugen e Kavajes.

Deklarata e plotë e PD:
Edi Rama gënjeu dje shqiptarët duke dashur t'i ikë përgjegjësisë për lejet e ndërtimit që ka dhënë me firmën e tij. 

Lulzim Basha nuk ka dhënë asnjë prej këtyre lejeve të ndërtimit. Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Lulzim Bashës për ti dhënë fund klientelizmit në dhënien e lejeve të ndërtimit ka miratuar planin urbanistik, i pari që prej vitit 1989 si dhe planet e detajuara vendore.

Për t'i dhënë hapësirë praktikës së tij të korrupsionit dhe arbitraritetit me lejet e ndërtimit, Edi Rama me 22 gusht 2014 bllokoi të gjitha studimet e bëra nga Bashkia dhe shfuqizoi VKM Nr. 502 që përcaktonte Rregulloren Urbane të Shqipërisë. Pas bllokimit të studimeve urbane të Tiranës në 22 gusht 2014, Edi Rama mori vetë në dorë dhënien e lejeve të ndërtimit bazuar jo në ligj dhe plan urban, por në vullnetin e tij personal.

Pasionin e Edi Ramës për betonizimin korruptiv dhe arbitrar nuk ka shqiptar që nuk e njeh. 20 përqindshi i famshëm i lejeve të ndërtimit zuri vend edhe në raportin e punës së OSBE-së që deklaron se Edi Rama ka një pasuri prej 200 milionë euro që menaxhohet në llogari “off shore” nga të afërmit e tij.

Çdo përpjekje për të larë duart dhe për të fajësuar të tjerët e nxjerr atë zbuluar në këtë aferë të paligjshme. Kjo pasi jo vetëm që këto leje ndërtimi kanë autorësinë e Edi Ramës por edhe sepse janë në kundërshtim të hapur me ligjin, pasi 30 studimet pjesore janë kryer në përputhje me Rregulloren Urbanistike VKM Nr. 502 e cila u shfuqizua nga vetë Edi Rama. Bashkë me shfuqizimin e kësaj rregulloreje, Edi Rama ka bërë të pavlefshme dhe studimet pjesore vendore të Bashkisë Tiranë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E konfirmon trajneri, Ardian Ismajli lë Empolin në janar! Juventus dhe Napoli në garë

E konfirmon trajneri, Ardian Ismajli lë Empolin në janar! Juventus dhe Napoli në garë