PD: Bashkia e Tiranës tender 480 mln lekë për ngrohjen e shkollave, edhe pse ishin të mbyllura nga tërmeti e COVID-i

PD: Bashkia e Tiranës tender 480 mln lekë për ngrohjen e shkollave, edhe pse ishin të mbyllura nga tërmeti e COVID-i

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi

TIRANË- Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka akuzaur Bashkinë e Tiranës se po vjedh qytetarët me anë të tenderit për ngrohjen e shkollave.

Në reagimin e tij, Këlliçi shkruan se vlera e këtij tenderi është 10- fishuar edhe pse shkollat kanë qenë të mbyllur për një kohë shum ë të gjatë për shkak të tërmetit, por edhe COVID-it.

"Të gjithë shkollat në territorin e Republikës së Shqipërisë u mbyllën për shkak të situatës së pandemisë, por pavarësisht këtij fakti, Bashkia Tiranë vazhdoi të vjedhë e të japë tendera pa kuptim! Vlera e këtij viti për ngrohjen e shkollave është rritur çuditërisht me 10-fish të vlerës së tenderit të vitit të kaluar. Megjithëse nuk dihet ende se si dhe kur do të hapen shkollat në Shqipëri, prapa skenave po luhet një lojë që ka për qëllim boshatisjen e xhepave të qytetarëve dhe pasurimin e zdromsit në Bashkinë Tiranë

Nga 51 milionë lekë që kushtonte vjet, ky tender kushton 480 milionë lekë këtë vit. Shifra marramendëse dhe të pajustifikueshme në një periudhë post-tërmet dhe post-Covid", shkruan Këlliçi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/08/2020 02:43

    Gomeret e gjeten Lulen duke kullotur ne lendina,megjithese ne kete rast ka pak te drejte.

    Përgjigju
  • nora: 14/08/2020 21:32

    SA I ZGJUAR QE ESHTE KY KRRICI.... KU I KA GJET LULJA KETA GOMERE.....

    Përgjigju
  • Tosi: 14/08/2020 19:32

    Gernetaxhiu i pd se Belind kerrici i paska futur nja 3 dopjo me qofte me gabelt e bregut te lumit. Sonte do i bjere gernetes ne nje dasem jevgjish ne breg te lumit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë