Partia Demokratike ka akuzuar ish-ministrin e Mirëqenies Sociale dhe kandidat për bashkinë e Tiranës i "Aleancës për Shqipërinë Europiane", Erion Veliaj, se po bën show  në media me miliona lekë, në vend qe këto para mund të shkonin fare mirë për familjet në nevojë.
Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, nëpërmjet një deklarate për mediat të henën, u shpreh se  "Ish-ministri, sot kandidat i Rilindjes për Tiranën, vazhdon premtimet false dhe vazhdon show-t e veta mediatike dhe sa herë ai del në televizor, në çdo shfaqje live 7 milionë lekë të vjetra, pra tre herë në ditë 21 milionë lekë të vjetra, para të cilat mund t'i shkonin fare mirë familjeve në nevojë në qytetin e Tiranës".
"Keto premtime ai i ka bërë për 2 vjet me radhë si ministër, sikur ishin 300 mijë vende pune, kur papunësia është rritur me 7% dhe shqiptarët emigrojnë sepse nuk kanë shpresë dhe kushte ekonomike. Partia Demokratike do të jetë këtu çdo ditë për të denoncuar çdo premtim fals të Veliajt", u shpreh Bogdani. /atsh/