Strategjia e Partisë Demokratike duket se është bojkotimi i Komisioneve, ashti siç ndodhi me Komisionin e Medias.
Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS ka mbedhur deputetët e Komisionit të Ekonomisë dhe Shëndetësisë. Takimin do e zhvillojë në kuadër të sjelljes së deputetëve të Partisë Demokratike.
Deputetët e PD kanë njoftuar pjesëmarrjen e tyre në Komisionin e Ekonomisë dhe Shëndetësisë.
Sipas burimeve për Report Tv, deputetët e PS do të jenë pjesëmarrës në Komisionin e Ekonomisë.
Porosia e Ballës miratoni çdo akt të parashikuar pavaresisht zhurmës së opozitës.
Kemi përgjegjësinë për të qeverisur vendin. E dimë që PD kërkon të bllokojë rrugën tonë europiane. Por ne duhet të vijojmë përgjegjësinë tonë. Komisionet sot të vijojnë sipas axhendës.
Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS
Lajmi kryesor: