PD bojkoton Kuvendin, 'seancë'
paralele te çadra në Bulevard
Basha: Ftoj edhe deputetët e majtë

PD bojkoton Kuvendin, 'seancë'<br />paralele te çadra në Bulevard<br />Basha: Ftoj edhe deputetët e majtë
Lulzim Basha fton çdo deputet të bashkohet nesër me popullin.

Partia Demokratike ka bojkotuar zyrtarisht punimet e Kuvendit, ndërsa kryetari i PD ka ftuar të gjithë deputetët që t'i bashkohen protestës së PD te çadra përpara Kryeministrisë. 

Kësisoj, demokratët do të zhvillojnë një seancë paralele përpara mbështetësve të tyre në Bulevard. 

"Nesër në këtë tendë, do të nisë punimet Parlamenti i ri shqiptar. Nesër nga kjo tendë, nga kjo tendë ftoj çdo deputet jo të lidhur me krimin, pa rekodre kriminale, të vijë në këtë aulë të vërtetë të demokracisë, sepse ky është Parlamenti Shqiptar.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do ta bëjë seancën parlamentare këtu, me qytetarët. Deputetët e opozitës do të jenë të gjithë këtu. Këtu është vendi për çdo deputet tjetër të majtë që nuk është i lidhur me krimin që nuk i ka borxh këtij populli, i siguroj se qytetarët do t’i respektojnë nëse vendosin të jenë pjesë e këtij Parlamenti të vërtetë. Të vetmit që nuk janë të ftuar në këtë tendë e të mos u shkojë mendja t’i afrohen këtij parlamenti popullor, janë 19 deputetët me rekordet kriminale. Ata nuk kanë vend këtu dhe atje ku janë do t’i nxjerrim së shpejti. Deputetët e tjerë nesër kanë një mundësi për të vendosur duke zgjedhur, a do të jenë këtu në Parlamentin e vërtetë, në demokracinë direkte në auolën tonë apo do të jenë në Parlamentin kukull, fasadë. Kush është me popullin të vijë te populli. Kush është me krimin të rri atje deri sa populli t’i nxjerrë”
, u shpreh Basha.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com​

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)