TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në Kryesinë e Kuvendit ka dhënë sot një deklaratë, ku në emër të PD ka denoncuar me forcë sulmet e koordinuara, që po organizohen me intensitet nga mazhoranca Rama-Meta kundër institucionit të Inspektoriatit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe në mënyrë të veçantë ndaj kreut të këtij institucioni të pavarur, zonjës Zana Xhuka.
"Pas sulmeve verbale të eksponentëve të mazhorancës, pas orkestrimit të kallëzimeve penale në formën e fletërrufeve, ky agresion i shëmtuar ka vazhduar sot me kërcënime për shkak të detyrës ndaj integritetit fizik të drejtueses së ILDKP-së. Ky përshkallzim i frymës së terrorit institucional, është një rrezik flagrant për pavarësinë e institucioneve të pavaruara të shtetit të së drejtës dhe luftën ndaj korrupsionit të qeveritarëve", thuhet në deklaratën e Bylykbashit.
Sipas tij, "qëllimi i vetëm i dyshes Rama-Meta është shkrirja e këtij institucioni kyç në luftën kundër korrupsionit; me shkatërrimin e këtij institucioni, kjo dyshe kërkon të ketë dorë të lirë në aferat korruptive që po planifikon".
"Partia Demokratike i bën thirrje organit të akuzës, të fillojë menjëherë hetimin ndaj personave që kanë kërcënuar për shkak të detyrës Inspektoren e Përgjithëshme të ILDKP-së, si edhe ndaj nxitësve të këtyre sulmeve. Sot është imperative të ndalet sulmi Rama-Meta ndaj institucioneve të pavarura", përfundon deklarata e deputetit të PD, Oerd Bylykbashi.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com