Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka propozuar që Vangjel Dule të caktohet anëtar zëvëndësues në përfaqësimin e opozitës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Ky vendim është kritikuar nga deputeti socialist, Ardit Bido, i cili ka pasur edhe një reagim në rrjetet sociale.
Bido u shpreh se vendimi i opozitës për të dërguar Vangjel Dulen në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është një akt antishqiptar. Sipas tij, Dule është deputet i pavotë që vjen me patericën e Sali Berishës çdo katër vjet në Kuvend.
Bido shtoi me këtë vendim, Dules do i lejohet të shprehë antishqiptarizmin e tij para Europës.
"E nisën vitin me antishqiptari! Teksa e rinisën sjelljen parlamentare në paturpësinë e zhurmës së kakofonisë sapo përfundoi hymni kombëtar ??, po ashtu sikurse mbyllën vitin, vendosën që akti i tyre i parë politik i vitit 2026 të ishte emërimi nga PD, si anëtar zëvendësues në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i deputetit të pavotë, që vjen me patericën e doktorit çdo katër vjet në Kuvend, vetëm pse është epitomia e nacionalizmit politik antishqiptar, Vangjel Dule.
Në shtator fola për Kosovën dhe Çamërinë në atë Asamble dhe prisja që PD të bënte të njëjtën gjë. Por, ndërkohë që kjo shumicë vendos aleanca solide me SHBA-në dhe të gjitha vendet e BE-së, doktori mbetet te aleanca e vetme që ai di: te aleanca e antishqiptarisë madhështore. Mjerim!", thotë Bido.
Komente












