PD çdo ditë në protestë, Basha: 
S'ka drejtësi me Metën në Kuvend

PD çdo ditë në protestë, Basha: <br />S'ka drejtësi me Metën në Kuvend
TIRANE - Protesta të përditshme deri në largimin e Ilir Metës nga kryesimi i Kuvendit. Ky është aksioni i fortë që do të ndërmarrë opozita për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, pas akuzave të deputetit Tom Doshi se gjashtë muaj më parë ka urdhëruar vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi.

Vendimi u mor në mbledhjen e aktivit të Partisë Demokratike të zhvilluar pasditen e kësaj të premteje, thuasje dy orë në me kreun demokrat Basha, strukturat e Partisë Demokratike nëpër rrethe, drejtuesit e FRPD-së dhe me depuetët e kësaj force politike. Burime të sigurta nga mbledhja thanë për A1Report se FRPD do të bëjë protesta të përditshme si në Tiranë ashtu edhe në rrethe, ndërsa protestat e përgjithshme do të kulmojnë të enjten para Kuvendit. Ndoshta me këtë përzgjedhje, duke përshkallëzuar potestën nga qarqet gjatë javës, në dyert e Kuvendit ditën e enjte, PD po ngulmon në sekarin që i dështoi në 12 Mars, për të bllokuar hyrje-daljet e Kuvendit deri në dorëheqjen e Metës. 

Demokratët thonë se nuk mund të ketë të ardhme me sundimin e krimit, ndaj PD vendosi të ndjekë strategjinë e protestave në Tirane dhe në gjithe vendin. Sipas opozitës protestat janë rruga e vetme për arritjen e kërkesës për dorëheqjen Metës.  

Pas mbledhjes, kreu i demokratëve Lulzim Basha tha se vendi po ecën në drejtim të gabuar. E për këtë sipas Bashës fajtor është dyshja Rama-Meta. 

"Krimi është kthyer në sistem dhe është vendosur në nivelet më të larta të shtetit. Kërkesa jonë mbetet dorëheqja e Ilir Metës nga posti i kryetarit të Parlamentit, vetëm dorëheqja e Metës mund të krijojë kushtet për një hetim të drejtë nga prokuroria. Ne do të mbajmë protesta deri në dorëheqjen e Ilir Metës nga kryetar Kuvendi. Për ne ai nuk është më kryetar i Kuvendit. Ftojmë qytetarët që të bashkohemi në protestë sikurse u bashkuam një ditë më parë", - theksoi Basha.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë