TIRANË- Partia Demokratike censuron të vërtetën dhe shpërndan nga selia një video gjysmake. Përfaqësuesit e PD thanë se nuk u lejuan të hyjnë sot në landfillin e Sharrës. Por e vërteta është krejt ndryshe pasi ata jo vetëm nuk u penguan, por u ftuan të hyjnë.  Ndërsa punëtorët iu kujtuan demokratëve kohën kur Basha drejtonte Bashkinë e Tiranës.

Punonjësi: kur ka qenë PD në pushtet çka bërë
Këlliçi: Ore çlidhje ka, s'ka lidhje fushatë, ku ka fushatë?
Punonjësja: Kur ishte Lulzim Basha, pse nuk erdhe ti këtu që të na qaje hallin. E kam pas në derën e shpisë, vinte era qëlbërisë! Me 30 lekë jam paguar".
Ina Zhupa: A ke punuar me Ardit Gjoklajn?
Punonjësja: Kam punuar me Lulzim Bashën, me 30 lekë jam paguar

Kujtojmë se në kohën që Lulzim Basha ishte kryebashkiak i Tiranës, ai kontraktoi pikërisht një kompani, që kishte lidhje me kunatin e tij, Erjon Isufin, për përpunimin dhe riciklimin e mbetjeve, duke krijuar një monopol në Sharrë, fakt të cilët punonjësit nuk nguruar t'ia "përplasin në fytyrë".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:47
Zhupa e Këlliçi pretendojnë se u shantazhuan dhe u kërcënuan nga punonjësit e Landfillit të Sharrës, bëjnë denoncim në polici

Zëdhënësja e PD Ina Zhupa dhe kreu i FRPD Belind Këlliçi kanë bërë një kallëzim në Policinë e Tiranës pas ngjarjes të ndodhur pak orë më parë në Landfillin e Sharrës. Ata denoncuan se u penguan me urdhër mafioz, madje shprehen se janë shantazhuar e kërcënuar.

"Persona të paidentifikuar, pa na u prezantuar për funksionin në kishin apo detyrën që mbanin, kanë ardhur pranë nesh duke na shantazhuar dhe kërcënuar nga territori që rrethon landfillin e Sharrës. Një skenë krimi. Nëse mafia e Ramës, Veliajt dhe Arben mendojnë se do na stepin, do i godasim dy herë më fortë", tha mes të tjera, kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi.

Zhupa shtoi se nuk do të ndalin aksionin e tyre.

"Për të kuptuar se ku shkojnë taksat, për pronarë që nuk dihet se ku janë në parjasat fiskale. Rama dhe Veliaj kanë frikë dhe bëjnë mirë se në mos sot ose nesër ato do të hetohen. Drejtësia shqiptare do duhet t'i hetojë në mos sot ose nesër, qytetarët do të informohen me fakte dhe dokumente nga përfaqësuesit zyrtar të opozitës ne do i qëndrojmë kauzës tonë për t'i treguar se ku shkojnë taksat e tyre", tha Zhupa.