Deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda e cilëson absurd faktin që të investohen për qendrën e qytetit të Rrëshenit 1.7 milionë euro në një kohë që, sipas saj të gjitha Njësitë Administrative të Mirditës janë të izoluara.
"Nuk është aspak normale që të investohen për Qendrën e qytetit të Rrëshenit 1.7 milionë euro në një kohë që të gjitha Njësitë Administrative të Mirdites janë të izoluara për shkak të rrugëve të shkatërruara".
Reagimi i deputetes vjen pas vizitës së Ramës në Mirditë, ndërsa Deda shton se sheshi i qytetit ishte në gjendje të mirë, pasi ishte investuar nga pushteti lokal më parë.
"Ky investim nuk mund të jetë prioritet për Mirditën. Sheshi ishte i investuar edhe më parë nga pushteti lokal.
Ishte në një gjendje të mirë, por jo prioritet, duke parë gjendjen e mjerë të rrugëve që lidhin njësitë administrative.
Sot të gjitha rrugët janë në një gjendje të mjerueshme, janë në gjendje katastrofë”, tha Deda.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com