PD:Deklarata e UNESCO-s nxori
zbuluar Kumbaron për Butrintin

PD:Deklarata e UNESCO-s nxori<br />zbuluar Kumbaron për Butrintin<br>
Kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi shprehet se deklarata e drejtoreshës së UNESCO për ndërtimin në Butrint nxori zbuluar ministren e Kulturës, Kumbaro.

Deputetja e PD akuzon ministren për atë që po ndodh në një zonë të mbrojtur që është thesar i kulturës dhe kërkon nga qeveria që të ndërpresë menjëherë punimet deri në sqarimin e plotë.

Vokshi ngre edhe disa pyetje për ministren nga nxitimi për lejen, te tenderi dhe faktin se kush do ta menaxhojnë këtë ndërtim.

PD po ndjek debatin mbi ndërtimet e lejuara nga Kumbaro në brendësi të parkut të Butrintit. Butrinti është një nga qendrat më të rëndësishme, është vlerësuar si pasuri e njerëzimit për shkak të rolit në thesarin e kulturës e bëjnë që të jenë në mbrojtje të UNESCO-s.

Arkeologë dhe profesionistë kanë denoncuar skandalin e vendimeve të marra nga Kumbaro për ndërtimin pranë një muri prehistorik, këto ndërtime janë kategorikisht të ndaluara. Këto leje janë në shkelje totale të ligjit dhe janë dhënë në një hark kohor në më pak se dy javë.

Cila është arsyeja e një nxitimi kaq të madh?

A është zhvilluar tender?

A janë bërë gërmimet e detyrueshme para hedhjes së llacit?

Cila është pika konkrete që do të bëhet ndërhyrja?

A është kjo tjetër aferë korruptive që do shkatërrojë vlerat trashëgimore?​

Cili është destinacioni i ndërtimit dhe kush do e menaxhojë?

Përfaqësuesja e UNESCO është shprehur se nuk kemi dhënë leje, cka nxjerr zbuluar Kumbaron. PD i bën thirrje qeverisë që të ndalojë cdo ndërhyrje brenda parkut, deri në sqarimin e plotë të shqetësimeve.

Thirrje prokurorisë për hetime të thelluara. Ne deputetët e PD pranë komisionit të arsimit kemi kërkuar dëgjesë urgjente, që do të mbahet nesër. Do të bëjmë transparencë të plotë deri atëherë PD kërkon nga qeveria që ndërpresë punimet brenda Butrintit” deklaroi Vokshi.

Të shtunën ministrja e kulturës Mirela Kumbaro i deklaroi Report TV se punimet që po kryhen në Butrint janë konsultuar me UNESCO. Por në një intervistë ekskluzive për “Shqiptarja.com” Dr. Mechtild Rössler, Drejtoreshë e Qendrës së Trashëgimisë Botërore në UNESCO, pohon të kundërtën e deklarimit të ministres Kumbaro duke e mohuar.

Sot Report Tv ka pyetur sërish ministren Kumbaro nëse e ka korrespodencën me UNESCO, për të cilën tha se jemi konsultuar.

Ministrja nuk ka dhënë sqarime, por ka deklaruar se “Nesër në komision do t’iu jap përgjigje të gjitha pyetjeve dhe do sjell dokumentacionin. Jeni të mirëpritur”. Kumbaro është thërritur në seancë dëgjimore nesër në orën 17:00 në Komisionin e Medias për ndërtimin në Butrint.

DEKLARTA E PLOTE E ALBANA VOKSHIT

Prej disa ditësh, PD po ndjek me vëmendje e shqetësim debatin mbi disa ndërtime te lejuara nga Ministrja e Kultures Mirela Kumbari, në brendësi të PArkut Arkeologjik të Butrintit.

Butrinti është një nga qendrat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të vendit, është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit. Monumentet e shumta arkeologjike mijëvjecare në këtë qytet antik për shkak të rolit në thesarin e kulturës kombëtare, e bëjnë të jetë nën mbrojtjen e UNESCO që prej vitit 1992.

Arkeologë e profesionistë të shquar të fushës, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, kanë denoncuar me forcë mënyrën skandaloze të vendimeve të marra nga Ministrja e Kulturës, në mungesën totale të transparencës, në një zonë ku ndërtimet pranë një muri prehistorik, që daton në shekullin 7-dhe 5 para krishtit, janë kategorikisht të ndaluara.

Procedura e dhënies së lejeve nga ana e Keshillit Kombëtar të Arkeologjisë e më pas nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve (të dy të kryesuar nga Ministrja vetë) janë në shkelje totale të ligjit, dhe janë dhënë për më pak se dy javë.

Cila është arsyeja e një nxitimi kaq të madh në aprovimin e vendimeve të institucioneve në varësi të Ministrisë?

Pse Ministria refuzon të bëjë publike planin, raportin përkatës së arkeologut që i paraprin cdo ndërhyrje në site të tilla arkeologjike?

Cili është projekti? Sa është kostoja? A ka zhvilluar tender Ministria për zhvillimin e punimeve?

A janë bërë gërmimet e detyrueshme para hedhjes së llacit e betonit?

Cila është pika konkrete ku do bëhet nderhyrja?

Cili është destinacioni i ndërtimit, dhe kush do ta menaxhojë?

A do jetë një tjetër aferë që këtë herë do shkatërrojë edhe vlerat e trashëgimisë kulturore të shqiptërisë për klientelën qeveritare?

Po sot përfaqësuesja e UNESCO u shpreh se ky institucion nuk ka dhënë leje për një nërhyrje të tillë, cka nxjerr zbuluar Ministren Kumbaro.

PD i bën thirrje Qeverisë të ndalojë në mënyrë URGJENTE cdo lloj ndërtimi brenda Parkut Arkeologjik Kombëtar të Butrintit, deri në sqarimin e plotë të të gjitha pretendimeve të ngritura nga profesionistët e fushës, shoqatat dhe media.

PD i bën thirrje Prokurorisë të kryejë hetime të thelluara në lidhje me këtë ndërtim i cili pretendohet që po shkatërron pjesë tëvlerës e të kulturës shqiptare.

Ne kemi kërkuar dëgjesë urgjente me Ministren e Kulturës që do të mbahet nesër në orën 17 në komisionin parlamentar të medias dhe kulturës. Dhe do të bëjmë transparencë të plotë për këtë rast skandaloz.

Deri atëherë, ne përsërisim kërkesën që qeveria të ndërpresë menjëherë punimet që po bën brenda Parkut Arkeologjik të Butrintit, pjesë e trashëgimisë botërore kulturore.

Dy.b /Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve