PD denoncon me pamje: Njësia Administrative në Baldushk mban ushqim për bagëtitë (VIDEO)

PD ka denoncuar rastin e ndërtimit të Njësisë Administrative Baldushk, sipas të cilëve është bërë vetëm për fasadë.

Kreu i FRPD Belind Këlliçi, 4 muaj pas inagurimit, ka shkuar në njësinë administrative, në ish-shtëpinë e kulturës së Baldushkut,  duke sjellë pamje nga ambientet e jashtme dhe të brendshme që përdoren vetëm për të mbajtur ushqim për blegtorinë.

“Do ja u tregojmë se si farsa dhe propaganda është e vetmja gjë që di të bëjë kryemashtruesi i Tiranës”, shprehet Këlliçi.

Belind Këlliçi pranë godinës së Njësisë Administrative Baldushk

Deklarata e plotë e Belind Këlliçit

Sot jemi në Njësin Administrative Baldushk. Kemi ardhur këtu ku vetëm para 4 muajsh është bërë një investim dhe inagurim nga kryemashtruesi i Tiranës me vlerën 530 milionë lekë. Vetëm për këtë farsë dhe propagandë që ne do ju tregojmë sot janë paguar 40 milionë lekë në kohë pandemie. Ju shihni një godinë të mirëorganizuar, një fasad të bukur të rregulluar të meremetuar dhe shihni një pamje krejt normale të një godine moderne. Këtë ju ka shitur kryemashtruesi në muajin qershor të këtij viti, në mes të pandemisë, në mes të krizës ekonomike si një histori suksesi. Ju ka treguar pamjet fantastike, ju ka ardhur këtu me dhjetra gazetar, me kameraman, me fotograf dhe ka prodhuar video nga më të bukurat.

Po ne sot në fakt kemi ardhur pët t’iu treguar realitetin. Kemi ardhur për t’u treguar se si kryemashtruesi i Tiranës tallet me ju, gënjen, mashtron dhe vjedh qytetarët, vjedhë taksat tona. Shiheni këtë godinë. Godina duket e rregullt pavarsisht se ju e shihni fare mirë se pas meje ka mullar me barë, brenda në godinë. Po se çfarë ndodhet brenda godinës do ua tregojmë tani. Do ja u tregojmë se si farsa dhe propaganda është e vetmja gjë që di të bëjë kryemashtruesi i Tiranës. Ka ardhur këtu në mos gaboj në datë 25 apo 26 qershor, ka inaguruar njësinë administrative të Baldushkut dhe këtë godinë që është ish-shtëpia e kulturës së Baldushkut.

Një godinë që edhe në videon e promovuar nga ai vetë nuk i gjen dot funksionin, është tërësisht jashtë funksionit. Për rikonstruksionin e kësaj godine janë paguar plot 40 milion lekë. Me këto lekë në mes të pandemisë mund të ishte dhënë asistencë ose ndihmë ekonomike për më shumë se një mijë familje. Sigurisht mund t’i ishte ardhur në ndihmë. Në ndihmë atyre familjeve që sot jetojnë në çadër. Të lutem shiheni pak godinën këtu se sa e bukur duket, shiheni inagurimin që ka bërë kryemashtruesi, dhe vetëm sapo këndi thyhet shohim anën tjetër të godinës dhe realitetin. Dhe ky është realiteti. Ky është realiteti që nuk i tregohet asnjëherë qytetarëve të Tiranës. Ky është realiteti që nuk i tregohet asnjëherë taksapaguesve të Tiranës.

Si çdo punë që Rilindja bën me kryeregjizorin dhe skenaristin e saj, kryemashtruesin e Bashkisë Tiranë çdo gjë është farsë, çdo gjë që ju shesin, videot e suksesit, janë propagandë. Fasada është një dhe e vërteta është një tjetër. Brenda kësaj godine ne do ju tregojmë se kjo godine sot funksionin e vetëm ka të mbaj mullar me bar e të mbaj lopë e të mbaj pula. Ndërkohë që në videon që ju ka treguar kryemashtruesi ju flitet për një godinë multifunksionale nga më moderne që inagurohet për herë të parë në Baldushk dhe që do i sjell gjallëri jetës kulturore dhe artistike të zonës.

Mashtrues, boll u talle me qytetarët dhe siç e kemi dhënë premtimin, çdo ditë do të jemi këtu për t'iu treguar propagandën që ju bën mashtruesi dhe për t’ia çmontuar këtë farsë të shëmtuar që jo vetëm tallet ky njeri me taksapaguesit por keqmenaxhon fondet publike dhe taksat tona në mes të krizës ekonomike, në mes të pandemisë botërore COVID-19.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cowboy: 01/11/2020 15:24

    Po shum e vërtet e paka mbushur Rama me kasht për ty o lope që na nxorrët tepelekun e kokës me fjalorin që keni dhe me gënjeshtrat që thurrni të gjith ju që i thoni vehtes demokrat. Mjaft më! As me sy nuk jeni për të parë dhe jo të jeni ju alternative qeverisje. Qofte që je si nga mënd dhe nga e paraqitura. I’m sorry mind my french... f.u.c.k. ....off Tung ju të tjerët

    Përgjigju
  • JamKushJam: 01/11/2020 14:40

    Nuk thote kot populli yne i urte: I shari te shan. Po more Kerrici ne 25 Qershor Veliaj erdhi te inspektoj ndertese ngjitur me kete qe po tregon ti o llapaqen pseudo demokrat! Pse s’ta mban menderja ta tregosh sheshin gjithashtu??? Pse s’tregon cilat jane keto 1000 familje qe s’u ndihmuan me leket qe u perdoren per reconstruksionin e rrugeve +. Ndertesave??? Se i ke te gjitha hamendje plus kur Lulushka jot ishte ne pushtet i trajtonte si fshatar keta njerez se helbete Hollandez ai. Shko mbushu se as familja jote s’te voton o krric e leri ti mbaroj Punet Veliajt pasta fillo luaj ma kapi ta kapa !!!!!!!

    Përgjigju
  • Daku: 01/11/2020 12:21

    Ik ore gjifti dhitu.....mana per terhana....mos e lodhni kot....fiton rama shyqyr zotit...btndshem....

    Përgjigju
  • Çarlatanë: 01/11/2020 11:11

    Paradoksale,po ju mbas viteve 91 e larë Pronën publike e private në kaos total..braktiët gjithçka e manipulat si ju deshi qejfi..

    Përgjigju
    • Poshte servilet: 01/11/2020 16:01

      Sufllaqe dopio pite

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin