Partia Demokratike dhe Basha duhet të dalin nga kafazi klasik që ka qëndruar kjo parti në 30 vjet! PD në 30 vite ka qenë një forcë politike e mbyllur në një guackë personash që kanë monopolizuar idetë, debatet dhe pushtetin!Sot, Basha dhe PD duhet të zgjerojnë përfshirjen e personave në debat dhe po ashtu në kontakte dhe në përfshirje.
Misioni aktual i Bashës është dhe duhet të jetë bindja e qytetarëve përtej teserës apo anëtarësisë për të biseduar, takuar dhe për të shpjeguar të gjitha qëndrimet aktuale, arsyen e këtyre qëndrimeve dhe nevojën e përfshirjes të shqiptarëve të ndershëm për një projekt politik serioz e gjithëpërfshirës! Qytetarët, përtej anëtarësisë kanë nevojë të informohen dhe të qartësohen, sepse kemi një realitet të mopolizuar mediatik dhe të një disinformimi të rëndë dhe të qëllimshëm! Sot, Basha dhe PD zyrtare, për fat të keq janë objektiv i një sulmi thuajse të orkestruar mediatik dhe publik, me qëllim për të deformuar dhe për ta keqpërdorur për interesa që në fakt nuk janë aspak interesat e shqiptarëve dhe të shumicës!
Shqipëria është më e madhe dhe vitale se një pakicë që në paranojë për interesa të ngushta nuk njeh as kufij duke përdorur një gjuhë të ashpër e konfliktuale!
Shoqëria shqiptare ka nevojë për rivalilizim dhe motivim e për të ndodhur këto, qytetari duhet të jetë i përfshirë në vendime të rëndësishme si dhe të jetë i ngarkuar me përgjegjësi! Duket sikur shqiptarët janë të lodhur dhe të zhgënjyer e në shenjë mbrojtje sikur janë të tërhequr nga jeta publike.
Për fat të keq, sot kemi gjithnjë e më pak qytetar të interesuar për publiken, sepse ndjehen të tradhtuar dhe të pafuqishëm për të qenë pjesë dhe po ashtu për të influencuar. Aq shumë e ka varfëruar jetën publike tranzicioni, sa mjafton të analizojmë e të shikojmë kush janë ata që ishin përballë PD dje dhe sot! Pa bërë analiza rast pas rasti, formimi i shumicës së tyre dhe pastërtia e figurës së tyre është nën nivelin mesatar të shqiptarëve. Në vende normale demokratike disa prej tyre me siguri do të ishin edhe të pa punë dhe jo më të flitet për forcë e impakt publik. Jam i sigurt se shumë shqiptar jo vetëm nuk ndjehen të përfaqësuar prej tyre, por thellë - thellë ndjehen të turpuar për praninë e tyre në jetën publike!
Qëllimisht politika e tranzicionit duke e monopolizuar në antivlera e mbylli jetën publike në një grup njerëzish me nivele qesharake njerëzore e profesionale duke e kthyer në një kënetë dëshpëruese e kështu bën dy punë me një mision:
- siguruan monopolin e qetësinë në sferën e shëmtuar të tyren publike pa konkurrencë
- larguan dhe distancuan vlerat e vërtet që të turpëruar dhe të trembur e lanë sferën publike zonë ekskluzive të personave pa standard.
PD sot bashkë me Bashën duhet ta thajnë këtë kënetë të shëmtuar dhe të trashëguar duke e kthyer në një mjedis të dobishëm e të pranishëm për vlera reale të komunitetit në shërbim të sferës publike ku përfshihet politika dhe përfaqësimi.
Po, po por thirrja eshte bere ne adrese te gabuar. Kurre nuk mund te jete Basha ai qe kerkon Daci. Ka 16 vjet ne politike dhe jo sidokudo, por tre here minister, kryetar bashkie i kryeqytetit (pavaresisht se si) që ne vende te ndryshme si rregull nga keta kane dale kryeministrat e ardhshem dhe 8 vjet kryetar i partise me te madhe opozitare aspirante per te qeverisur vendin dhe tamam ky qe pritet te na sjelle fitoren eshte deshtaku me i madh i tranzicionit sa i perket kontributeve personale te tij. Gjithe te tjerat i ka fituar ne tavoline me suportin Sleh Berishes, mentorit te tij deri ne 9 Shtator 2021 kur i dhane ultimatumin: O me ate, ose ashtu si ai edhe ti. Zgjodhi, dhe mire beri, te hedhe mentorin, por asgje nuk do ndryshoje, sepse ai vete (ku e dinte i ziu se ç'kishte ne mend DASH-i amerikan) e ka deklaruar: Une jam i shkolles se Berishes! Dhe me kete i ka thene te gjitha. tani e tutje, nese dmokratet duan te rrine dhe dhe nja 8 vjet te tjera ne opozite le ta mbajne nderkohe Rama le të beje qejf, se ka lindur qe me keta rivale nuk ka lindur, si i thone, me kemishe por me xhakete.
Përgjigju