Shtyhet me 6 muaj mandati i komisionit për ‘zgjedhoren’! Debate te Komisioni, Vasili: S’ka ekspert politik! Gjiknuri: Kështu ka qenë gjithmonë

TIRANË- Opozita dhe Mazhoranca e kanë gjetur gjuhën e përbashkët që t’i kërkojnë Kuvendit shtyrjen me 6 muaj të afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, mirëpo kjo ishte e vetmja pikë që i bashkoi. Vazhdimi i mbledhjes së sotme, e para pas konstituimit, i shoqërua me debate mes palëve, kjo për shkak të ekspertëve që do të angazhohen për gjatë punës së këtij komisioni.

Përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se nuk duhet të ketë “ekspert politik”, por mazhoranca e përfaqësuar nga kryetari i Komisionit, Damian Gjiknuri tha se kjo ka qenë një praktikë që është parë prej shumë vitesh.

“Propozimet e PS, Viktor Gumi ekspert teknik propozim PS, Shila Ballhysa ekspert politik, Eridian Salianji ekspert politik, Eris Çela, ekspert politik”, tha Gjiknuri.

“Indrit Sefa ekspert teknik PD, Opozita, Silva Caka ekpsert politk, Arjan Madhi ekspert politik, Shkëlqim Sulo ekspert politik”, tha Enkelekd Alibeaj.

“Rregullorja nuk njeh ekspertë teknik dhe partish, ka vetëm një ekspert të jashtëm”, tha kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

“Më vjen keq se kemi qenë bashkë në këto reforma, gjithmonë ka patur një të tillë,  vendimi i kuvendit ka caktuar edhe ekspert teknik edhe teknik, jo të gjithë duan të jenë ekspert politik”, u përgjigj Alibeaj.

’Nuk kemi ndonjë diverngjencw në mënyrën se si do te veproj komisioni, zgjidhjen do ta përcaktoj ekspertiza në grup”, tha Alibeaj.

Në përfundim të debateve, Komisioni i Reformës Zgjedhore përcaktoi 6 ekspertët politik dhe 2 ekspert teknik të cilët do të angazhohen përgjatë punës 6 mujore të tij.  Komisioni për reformën zgjedhore u miratua në shkurt të këtij vitiNë 5 muaj u zhvillua vetëm një mbledhje, ajo e konstituimit, ndaj bashkëkryetarët e Komisionit biparatizan të Reformës Zgjedhore propozuan shtyrjen edhe me 6 muaj të punës së tij.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 06/09/2022 11:41

    Epshi shtazarak i politikës shqiptare per pushtet,pasuri,krim dhe korrupsion nuk mund te pershkruhet me realisht se kaq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive