PD ka dërguar pranë KQZ mëngjesin e sotëm listën, jo me 140, por 194 kandidatë për deputetë.
Sot në orën 09:00 ishte afati i fundit, që i ishte lënë PD për të dorëzuar listën e plotësuar.
Çdo qark është i plotësuar sipas Kodit Zgjedhor me numrin e kandidatëve për deputetë duke filluar nga Tirana, që në listën e parë kishte vetëm 16 kandidatë, në listën e sotme ka 50 kandidatë.
E ndërsa herën e parë kishte mungesa, tashmë PD e ka ‘tepruar’ duke futur kandidatë më shumë në çdo qark.
Ndërkohë që janë zëvendësuar edhe emrat që u larguan nga listat e para të Partisë Demokratike, por asnjë tërheqje pas për gardën e vjetër dhe ‘rebelët’ u përjashtuan.
Ndryshe nga lista e parë, lista e dorëzuar sot është e plotë duke filluar që nga atësia, ditëlindja dhe të dhënat e tjera.
Përsa i përket formularit të vetëdeklarimit, në bazë të ligjit PD ka në dispozicion 5 ditë për të përcjellë formularët e plotësuar të gjithë listës së kandidatëve për deputet.
Lista përfundimtare dërgohet nga PD në KQZ tre ditë me vonesë nga afati fillestar i parashikuar nga marrëveshja Rama-Basha.
Largimet dhe zëvendësimet/ Lista me emrat e plotë
Në Tiranë nga 18 kandidatë që ishin në listën e parë janë futur në të dytën 50, në Fier nga 10 janë futur 21, në Elbasan nga 8 janë futur 20, në Dibër nga 5 janë futur 9, në Lezhë janë futur 9 nga 8 që ishin, në Berat 7, në Gjirokastër 9 nga 4, në Kukës 4, në Korçë 15 nga 7 që ishin.
Basha ka zëvendësuar edhe emrat që u larguan nga lista e parë. Në Berat Sazan Guri është zëvendësuar, ndërsa është larguar nga lista e parë dhe e dytë Besart Xhaferin, Bujar Hoxha u largua se ishte i gjashti, por në listën finale ndodhet i katërti pas tërheqjes së Xhaferit dhe Gurit.
Në Shkodër janë zëvendësuar deputeti Helidon Bushati dhe Ramiz Çobaj, teksa është futur në listë i gjashti Gjokë Uldedaj dhe do mbuloje Bashkin Vau Dejes dhe Zonen e Nenshkodres.
Ndërsa Sulejman Gjana është zëvendësuar me Agron Qokun në Dibër, në Lezhë Martin Biba ka zbritur në vendin e pestë, ndërsa Preç Zogaj është ngjitur i katërti në listë.
Lista e plotë e PD për kandidatët për deputetë në qarqe
Qarku Tiranë: Lulzim Basha, Orjola Pampuri, Rudina Hajdari, Grida Shqina, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Sali Berisha, Halim Kosova, Gent Strazimiri, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Gerti Bogdani, Fuad Haxhiymeri, Blendi Sulaj, Flamur Hoxha, Fatbardh Plaku, Dorjan Teliti, Besnik Fuçia, Shkëlqim Hoxha, Ahmet Prençi, Korab Lita, Mirela Dragoni-Tabaku, Barbara Doda, Enkelejda Sallaku, Ndriçim Dushku, Erion Piciri, Genci Gjylsheni, Fisnik Qosja, Lisandër Hoxha, Lulzim Omuri, Vendim Demaj, Artur Roshi, Hysen Kadiu, Dashnor Visha, Indrit Hoxha, Besmira Petriti, Ana Kadillari, Erald Shulla, Ina Haxhija, Ares Ypi, Halit Valteri, Oriona Kurtesi, Sokol Ruka, Ylber Valteri, Kristaq Papa, Selami Jenishehri, Majlinda Halilaj, Besnik Troplini, Zana Prela, Muharrem Doda.
Qarku Lezhë: Aldo Bumçi, Lindita Metaliaj, Andon Frrokaj, Preç Zogaj, Martin Biba, Luigj Gjergji, Enkelejda Rica, Klajti Reçi, Albert Loçi.
Qarku Berat: Eduard Halimi, Astrit Veliaj, Lefter Maliqi, Bujar Hoxhaj, Myslym Haxhi, Juvina Jani, Monika Qosja.
Qarku Durrës: Oerd Bylykbashi, Fatbardha Kadiu, Edi Paloka, Florion Mima, Agron Duka, Vullnet Topalli, Enri Çeno, Shkëlqim Fortuzi, Dejana Burgija, Everest Varaku, Bujar Huqi, Ardian Kokomani, Helenida Sava, Alban Isteri, Agron Loka, Erzen Laçi, Blerim Vogli, Krenar Rryçi, Kujtim Gjuzi.
Qarku Shkodër: Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, Lorenc Luka, Bardh Spahia, Nard Ndoka, Gjok Uldedaj, Anton koka, Prelë Gjoni, Isuf Meta, Benardeta Syku, Arvit bushati, Ardit Çybyli, Denis Fani, Aurel Markaj, Denisa Meçi, Orjeta Shkambi, Nikolin Staka, Zef Shtjefni.
Qarku Kukës: Flamur Noka, Isuf Çela, Alban Zeneli, Miftar Dauti.
Qarku Dibër: Dhurata Çupi, Xhemal Gjunkshi, Edmond Isaku, Agron Qoku, Denisa Vata, Halil Jakimi, Jeton Kaloshi, Afrim Pocesti, Bashkim Murati.
Qarku Korçë: Valentina Duka, Ervin Saljanji, Hekuran Hoxhalli, Klevis Balliu, Andrea Mano, Ligoraq Karamelo, Fatmir Guda, Kristiano Koçibelli, Soela Myrtollari, Arlind Çaçani, Marta Male, Andi Përmeti, Erdion Maçolli, Koçi Tahiri, Gazmir Troja, Elvis Pisku, Zamira Mernica, Fogert Hoxha.
Qarku Fier: Enkelejd Alibeaj, Genc Pollo, Myslym Murrizi, Luan Baçi, Olsi Çukaj, Luljeta Sejko, Dilaver Kamberaj, Jakup Beqiri, Shkëlqim Krasniqi, Aurora Koroveshi, Altin Malokaj, Elizabeta Kurti, Pandeli Tole, Almer Toska, Klement Çela, Ferdinant Çobo, Ermal Sefa, Endri Jaupaj, Mikel Tabaku, Arjan Karriqi.
Qarku Elbasan: Edmond Spaho, Endri Hasa, Luçiano Boçi, Taulant Zeneli, Arben Elezi, Fitimtar Zekthi, Nada Krypa, Blendi Himçi, Kodhel Çala, Gavrosh Zela, Qani Xhafa, Artmir Krasniqi, Ibrahim Sako, Ismail Çala, Loren Gllavina, Xhaferr Dushku, Sindi Daiu, Vangjel Kallajxhiu.
Qarku Gjirokastër: Tritan Shehu, Roland Bejko, Koço Barka, Besnik Aliaj, Qamil Xhelili, Mimoza Çomo, Fatjona Dhimitri, Arjan Kasaj, Vjollca Luke.
Qarku Vlorë: Agron Shehaj, Nadire Meçorapaj, Vangjel Dule, Arben Ristani, Dashamir Tahiri, Adriatik Alimadhi, Hariz Mëma, Matilda Qurku, Lorenc Danaj, Skerdilaid Sulozeqi, Florenc Spahiu, Jolio Dine, Ervis Meço.
Numri i kandidatëve
Tiranë 50
Durrës 19
Elbasan 20
Berat 7
Fier 21
Vlorë 13
Gjirokastër 9
Kukës 4
Lezhë 9
Dibër 9
Shkodër 18
Korçë 15
(Renditja e partive politike në fletët e votimit)
Listës së Bashës i ikën 5 kandidatë
Me Helidon Bushatin, lista e të ikurve nga PD shkon në 5. I pari ishte Sazan Guri, i renditur i pesti në listat e Beratit, i dyti Bujar Hoxha i renditur i gjashti në Berat, kurse pas tij Ramiz Çobaj, i teti në listat e PD për Shkodrën.
Dorëheqje nga listat e kandidatëve ka bërë edhe një prej aleatëve të Lulzim Basha. Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Sulejman Gjana, është tërhequr dje nga lista e PD në qarkun e Dibrës.
Nderkohe lista tkurret dhe me ikjen e deputetit Helidon Bushati.
Lista e parë e PD, probleme me deklriminalizmin dhe të dhënat
Partia Demokratike dorëzoi në KQZ në datë 26 Maj një listë të paplotë të kandidatëve, duke përfshirë në këto lista vetëm 95 nga 140 kandidatë që duhet të jenë.
Ndonëse e përcolli këtë listë një orë pas afatit të parashikuar në marrëveshjen politike PS-PD, edhe atë pjesë të listës, e kishte të paplotë sa i përket të dhënave të listave të kandidatëve, duke filluar që nga atësia e disa prej tyre apo edhe mungesa e numrit të kartës së identitetit.
Ndërkaq kjo listë u përcoll në KQZ edhe pa formularët e vetëdeklaraimit, por, në bazë të ligjit të dekriminalizmit PD ka në dispozicion 5 ditë për të përcjellë formularë e plotësuar të gjithë listës së kandidatëve për deputet.