PD: Droga po pengon integrimin
MB:PD sajon,trafikantët në pranga

PD: Droga po pengon integrimin<br />MB:PD sajon,trafikantët në pranga
Kryetari i Departamentit për Sigurinë në PD, Enkeleid Alibeaj akuzon qeverinë për përfshirje në biznesin kriminal të drogës.
 
Sipas opozitës përfshirja e qeverisë në këtë biznes kriminal, është një realitet i frikshëm, që po inkriminon shoqërinë, po pushton rininë e shkollat, po shkatërron imazhin e vendit tonë, dhe është një prej mureve që po pengon integrimin europian të vendit.
 
 "Në tre ditët e fundit, 2 tonë drogë ka kaluar nga kufinjtë tanë për në Greqi dhe në Itali. 1 ton në Greqi, dhe 1 ton drogë në Itali, dhe këtu bëhet fjalë për sasinë e kapur nga policia. Kur raporti është; në 10 ngarkesa, policia fqinje arrin të ndalë vetëm njërën, përfytyroni sa drogë shqiptare ka kaluar këto ditë në Greqi dhe në Itali. Ndërkohë Edi Rama e mohon, thotë se nuk ka drogë, nuk kemi problem me drogën, edhe pse mbarë Europa është e shqetësuar, media italiane, greke, gjermane dhe BBC japin alarmin për hashashin shqiptar që po mbulon vendet e tyre. Droga dhe përfshirja e qeverisë në këtë biznes kriminal, është një realitet i frikshëm, që po inkriminon shoqërinë, po pushton rininë e shkollat, po shkatërron imazhin e vendit tonë, dhe është një prej mureve që po pengon integrimin europian të vendit. Vetëm një njeri ende nuk e kupton këtë gjendje të rëndë. Ky është Edi Rama, i cili duke e mohuar drogën po vetëshpallet si kumbari i saj", tha Alibeaj. 

Akuzat e Partisë Demokratike sollën dhe reagimin e Ministrisë së Brendshme. Përmes një deklarate për mediat, Ministria e Brendshme sqaron se Policia e Shtetit ka rritur forcën goditëse të kriminalitetit në tre vitet e fundit si dhe ka intensifikuar bashkëpunimin me policitë e vendeve partnere.
 
Ministria e Punëve të Brendshme konsideron rezultat, kur kapet drogë duke bashkëpunuar me partnerët. Partia Demokratike konsideron rezultat kur nuk kapet asgjë. Nëse do gjente kohën për t’u hedhur qoftë edhe një sy deklaratave të partnerëve në fund të çdo operacioni të përbashkët kundër narkotikëve, zyrtari i PD-së do ta kishte më të lehtë të mos dilte në përfundime si këto të sotmet, që rezultatet e përbashkëta kundër trafikimit i numëroi si dobësi e punës së Policisë së Shtetit! Në fakt këtë PD-ja nuk e ka për herë të parë. Në memorien e çdokujt janë deklaratat e opozitës që për çdo parcelë me kanabis të shkatërruar nga Policia, dilte në konferencë shtypi dhe fliste për lidhjet të strukturave policore me krimin. Është një fakt i pamohueshëm që 3 vitet e fundit, niveli i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me Policitë e vendeve partnere është në standarde të panjohura më herët. Është ky bashkëpunim që ka dërguar para drejtësisë dhjetëra trafikantë narkotikësh, ka bërë të dështojnë shumë tentativa për dërgimin e lëndëve narkotike drejt vendeve të huaja, apo të sekuestrohen sasi të konsiderueshme droge. Dhe janë rezultatet kundër paligjshmërisë, krimit të organizuar dhe veçanërisht kundër kultivimit të narkotikëve, që evidentohen si sukses në raportin e fundit të Komisionit Europian. PD bën mirë të kuptojë se sukses është kur e kap drogën, siç po bëjmë bashkë me partnerët, e jo kur droga kalon pa e kapur njeri. Ndaj lajmi që kapen trafikantë, është lajm i mirë, jo lajm i keq, si ato që kërkon të sajojë PD-ja”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon