PD, Duma: Krimi po imponohet
aktet e rënda nuk po raportohen

PD, Duma: Krimi po imponohet<br />aktet e rënda nuk po raportohen
Partia Demokratike përmes koordinatores Grida Duma deklaron se aktet e rënda nuk raportohen në asnjë komunikatë të policisë, ndërsa në mbarë vendin ka pllakosur një valë vjedhjesh nga gjëja e gjallë, te makinat e banesat.
 
Sipas Dumës situata bëhen edhe më tronditëse kur sheh lehtësinë me të cilën veprojnë banditë të maskuar me kostum policie, lehtësinë me të cilën rrëmbejnë një person, e grabisin bankën në mes të Tiranës, apo lehtësinë me të cilën kërcënojnë e vendosin tritol.
 
“Edhe më tronditëse bëhet situata kur sheh lehtësinë me të cilën veprojnë banditë të maskuar me kostum policie, lehtësinë me të cilën rrëmbejnë një person, e grabisin në mes të Tiranës. Lehtësinë me të cilën kërcënojnë e vendosin tritol.”- tha Duma.
 
Deklarata e plotë e Grida Dumës
Grabitje banke në mes të ditës në Tiranë, rrëmbim personi në Fushë-Krujë, grabitje me maska në Shkodër, grabitje me maska në Vlorë.
 
Tonelata droge që qarkullojnë në Shqipëri, e përmes pikave tona kufitare drejt Europës.
 
Një pas një vetëm të tilla ngjarje.
 
Ende pa marrë veten nga njëra tronditje, qytetarët bëhen dëshmitarë të grabitjes së radhës, shpërthimit të radhës.
 
Është e qartë se krimi gjendet në krye të detyrës, krimi po majmet, po forcohet, po punësohet, e po imponohet çdo ditë e më shumë.
 
Edhe më tronditëse bëhet situata kur sheh lehtësinë me të cilën veprojnë banditë të maskuar me kostum policie, lehtësinë me të cilën rrëmbejnë një person, e grabisin në mes të Tiranës.
 
Lehtësinë me të cilën kërcënojnë e vendosin tritol.
 
Në mbarë vendin në fshatra e qytete ka pllakosur një valë vjedhjesh nga gjëja e gjallë, tek makinat e banesat.
 
Akte të rënda që nuk deklarohen në asnjë komunikatatë të policisë.
 
Vendi po kalon ditë të vështira. Të sigurt janë vetëm një palë, të sigurt janë  maskat, grabitësit e tritolvënësit.
 
Qeveria ia ka dalë vetëm për një gjë, ia ka dalë ti lëshojë terrenin krimit.
 
Sot kërkesave të qytetarëve për të drejta ekonomike, i ka paraprirë  kërkesa emergjente e legjitime për rend e siguri.
 
Ky regjim ndërsa i mjeron dhe i varfëron, i bën qytetarët të jetojnë me frikë e të luten që tritoli mos shpërthejë në derën e tyre.
 
Qytetarët nuk kanë pse të mbajnë në kurriz regjimin e krimit, dhe as qeverinë që është përgjegjëse për këtë gjendje.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re