TIRANË-Partia Demokratike i ka kërkuar kryeministrit të mbajë përgjegjësi për privilegjet dhe paprekshmërinë që kishte krijuar për autorin e vrasjes së katërfishtë, duke e bërë përgjegjës kryesor atë, pasi sipas saj, i ka dhënë imunitet vrasësit, i ka dhënë mbrojtje.
Koordinatorja për mediat në Partnei Demokratike, Grida Duma, gjatë një deklarate për mediat sot, tha se "autori i vrasjes ishte në kërkim nga policia, por ai ishte ndryshe nga qytetarët e tjerë të vendit, kishte privilegje e mbrojtje".
"Xhuvani ishtë në kërkim prej datës 26 prill të këtij viti. Dhe është në kërkim për vepra të rënda penale, për kanosje me armë të qytetarit, për armëmbajtje pa leje. Pra, një rrezik potencial për shoqërinë", tha Duma. /ATSH/
/Shqiptarja.com