PD e Elbasanit kundërshton emërimet e Berishës: Po përçajnë demokratët

ELBASAN- Kryetari aktual i Partisë Demokratike për degën e Elbasanin, Eugen Isai në një konference për mediat ka kundërshtuar riorganizimin që po bën Sali Berisha në bazë. Isai thotë se në fakt ndryshimet që po bën Berisha janë thjesht emërime, pasi Grupi i Rithemelimit ka vendosur si kryetar grupseksonesh personat që ata kanë dashur.

Isai thotë se Grupi i Rithemelimit thjesht po bën propagandë duke thënë se proceset po bëhen përmes votës së lirë, por në fakt në bazë po ndodh krejt e kundërta. Në 31 vite ekzistencë të Partisë Demokratike, Isai thotë se për herë të parë po bëhen emërime.

“Si detyrim për demokratët e bashkisë Elbasan jam këtu bashkë me një pjesë të kryesisë për të folur për procesin e emërimeve që grupi i rithemelimit ka bërë në strukturat e PD në Elbasan. Them emërime sepse për herë të parë në 31 vite në këtë forcë politike janë bërë emërime. 217 kryetarë seksionesh në bashkinë Elbasan në partisë demokratike nuk janë votuat janë emëruar, nga 43 grup seksione, 42 janë emëruar. I vetmi grup seksion ku është bërë votim, ku drejtuesit e foltores nuk ranë dakord për njëri-tjetrin për emërimin. Në bashkinë Elbasan ka vetëm emërime, është një proces fals, ne nuk kemi qenë, nuk jemi  he nuk do të jemi pjesë e këtij procesi. Ky proces përçan akoma më shumë PD. Sfidoj drejtuesit e foltores të më provojnë të kundërtën. I sfidoj përveç një grupseksioni të votuar, nuk ka votime askund”, tha Isai.

Kujtojmë që pas vendimit të 25 marsit ku Gjykata e Tiranës njohu ndryshimet e statutit të Grupit të Rithemelimit, Sali Berisha ka nisur sipas tij rioroganzimin e degëve duke zgjedhur krerët e grupseksioneve. Grupi i Rithemelimit ka nisur edhe zgjedhjen e kryetarëve në të gjitha degët e Partisë Demokratike. Deri më tani Grupi i Rithemelimit ka zgjedhur kryetarët e rinj në, Mallakastër, Fier Fushë-Krujë dhe Selenicë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • elbasonsi kinez: 12/04/2022 19:03

    ju te pd se elbasanit jeni per tju patur friken se me sekretaren berdha ne votimet e pergjithshme vrate nje person me grupet e gateshme nuk jeni per tu nen vleresuar....kshu personash ai non grata me grupin shurupi qe e ndjek me mutrat...dmth mulrat vokshat e preshat e lushnjes nuk e kruajne sumatricen se te bejne rremuje me ju esht si beteja e shqupit me dyert e blinduar qe nuk e fitojn dot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë