PD e Korçës e Bashkia përplasen
për faturat e papaguara në OSHEE

PD e Korçës e Bashkia përplasen<br />për faturat e papaguara në OSHEE
Bashkia e Korçës ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike se kjo njësi vendore ka një detyrim të papaguar ndaj OSHEE.
 
Sipas Bashkisë së Korçës, këto akuza janë të pavërteta dhe shpreh keqardhje që PD përdor gënjeshtra për të hedhur baltë mbi këtë njësi vendore.  
 
“Nuk ka asnjë detyrim të papaguar ndaj OSHEE. Shuma prej 6 milion lekësh e përmendur nga PD është abuzive.  Ajo është një kontratë e falsifikuar dhe një mbifaturim i hartuar në vitin elektoral 2009 ku Bashkia ka hapur një proces gjyqësor. Keqardhje për PD-në e cila ka përdorur gënjeshtrën duke synuar të hedh baltë mbi Bashkinë dhe qytetarët të cila kanë qënë shembull në pagesën e faturave”, theksohet në një reagim të Bashkisë së Korçës.
 
 
Nënkryetarja e PD-së në Korçë, Ledina Alolli ishte ajo që akuzoi Bashkinë për detyrime ndaj OSHEE në vlerën 6 milion lekëve. 


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë