PD e LSI kërkojnë rinumërim? Në fakt po ndodh me kandidatët qendër për qendër!

PD e LSI kërkojnë rinumërim? Në fakt po ndodh me kandidatët qendër për qendër!

kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, Kreu i PD Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi

Partitë e opozitës, kryesisht LSI-së, kanë bërë gati një sërë kërkesash për në KQZ ku kërkojnë rinumërimin e votave në disa qarqe.

Prej ditës së djeshme kur ka mbaruar numërimi dhe tabulimi i votave për subjektet politike, në çdo KZAZ, e tavolinë numërimi, ka nisur listimi dhe administrimi i votave për kandidatët në çdo qendër votimi.

Ky proces, nuk është gjë tjetër veçse një rinumërim faktik i çdo flete votimi të hedhur më 25 prill. Më shumë se një numërim për kandidatët, është edhe një  double check i rezultatit të përgjithshëm të votave të partive politike.

Në tryezat e numërimit po kalon një e nga një çdo fletë votimi, çka është një përsëritje procedure: numërim, kalim në kamera dhe tabulim rezultati në procesverbal.

Numëruesit e PS-së, PD-së dhe LSI-së janë në çdo tryezë, ndërkohë që auditor ndodhen vëzhgues e deputetë që janë prezent në të gjithë procesin.

Madje në çdo KZAZ mund të vijojë i njëjti proces i monitorimit me kamera e lidhje live, siç ka ndodhur me procesin e numërimit të rezultateve të partive politike.

Dhënia e rezultatit në fund, mund të verifikohet që ka qenë apo jo ai që është vendosur në procesverbalet e firmosura nga anëtarët e çdo KZAZ-je.

Gjithashtu, KQZ mund të dërgojë inspektorë, por edhe anëtarë që të shikojnë rezultatin siç ndodhi në procesin e numërimit të partive.

Numërimi live mund të vijojë, njësoj siç do të bëhet në tavolinën e KQZ-së që është kërkuar nga opozita. Mjafton që tu kërkojnë mediave të drejtojnë objektivin që të bëhet sa më transparent…/ Gazeta Tema

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër