Astrit Patozi ka reaguar pas akuzave të partisë demokratike e cila e quan Bindjen Demokratike një opozitë fasadë. Patozi thotë se Bindja Demokratike do të kërkojë nga KQZ që të shtyjë afatin që të hyjë në zgjedhje PD-ja, edhe pse halli i saj i vetëm është që BD të mos jetë në zgjedhje.
"Do t'i kërkojmë KQZ-së të shtyjë afatin që të hyjë në zgjedhje edhe PD-ja
Sot pamë se më të mërziturit që ne u regjistruam për të garuar në zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin konkurrentët e tjerë, por ata që kanë vendosur vetë të mos hyjnë.
Kanë 10 ditë që në PD nuk merrem me asnjë punë tjetër, përpos përpjekjeve për të akuzuar dhe mos lejuar BINDJEN DEMOKRATIKE që të marrë pjesë në zgjedhje.
E kanë marrë me aq pikëllim sa janë gati që të bëjnë çfarë t'u thotë qeveria, vetëm që ne të mos regjistrohemi.
Por ky është një hall që nuk ua zgjidhim dot, sepse ne e kemi marrë tashmë vendimin, gjykata dhe KQZ, po ashtu e kanë thënë fjalën e tyre. Sepse BINDJA DEMOKRATIKE është partia më e re shqiptare e regjistruar në përputhje me ligjin për të konkurruar në zgjedhjet e 30 qershorit.
Sa për ne, jemi të gatshëm që t'i drejtohemi KQZ-së që ta shtyjë afatin e regjistrimit të partive që t'u japin një mundësi tjetër këtyre të mërziturve se mbase ndërrojnë mëndje dhe futen edhe ata në zgjedhje. Ne na intereson që në garë të konkurrojnë të gjitha partitë, duke përfshirë edhe ata, ndërsa ata me sa duket kanë vetëm hallin që të mos jemi ne", deklaron Patozi.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
13.6%
-
Jo
78.6%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 500
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton listat me kandidatë për deputetë të Lëvizjes Bashkë
15 Mars, 12:34
-
Si do të votojë diaspora më 11 maj? Report Tv u shpjegon hap pas hapi procesin! Fleta e votimit brenda një zarfi gjigand me kod unik, vota e fshehtë (VIDEO)
14 Mars, 14:43
-
'Avullojnë' 14 parti, vetëm 11 subjekte me kandidatë! Të vegjlit i ‘mbledh’ Tirana, listat e mbyllura me emra 'fiktivë'
13 Mars, 15:53
-
Kriza në Koalicionin Opozitar: Aleanca Arbnore largohet nga ‘Madhështorja’ e Berishës
13 Mars, 15:44
-
Eduard Zaloshnja: Regjistrimi i emigrantëve në KQZ, Berati e Dibra më mirë, Vlora e Kukësi më keq
13 Mars, 12:29
-
Zgjedhjet/ Përfundon afati, 11 subjekte dorëzojnë listat me nga 186 emra! PS 6 minuta me vonesë, PD ‘vrapon’ në momentin e fundit
13 Mars, 00:04
-
Zgjedhjet/ PSD dorëzon LISTËN në KQZ me emrat e kandidatëve për deputetë, Tom Doshi i pari në Shkodër! Kërkon rikthimin në Parlament pas 4 vitesh mungesë
12 Mars, 23:42
-
Basha dorëzon listat, të gjithë në ‘betejë’ të hapur! Merr edhe ish-gardistin e 21 Janarit, 2 deputetë aktualë e ‘kaubojsin’! Emra 'fiktivë' në listën e mbyllur
12 Mars, 22:38
-
Kryetarët në garë për deputet! Ligji e lejon, më 11 maj mund të votohet edhe për Kuvendin e ri edhe për 3 bashkitë
12 Mars, 20:00
-
Zgjedhjet/ Tom Doshi do jetë kandidat për deputet në qarkun e Shkodrës, PSD bëhet gati të dorëzojë listën në KQZ
12 Mars, 18:21
-
Zgjedhjet/ Skema e të vegjëlve ndaj PD-PS, lista të mbyllura ‘fake’ për të kandiduar në të hapurat! ‘Formula e artë’ e Shehi-Alibeaj, Lapaj-Shabani dhe Bashës
12 Mars, 16:18
-
Iku nga koalicioni me PD, Sterjovski dakordësohet me Ramën, do jetë në listën e PS në Korçë
12 Mars, 14:44