PD: E vërteta e sallës së re kirurgjikale në QSUT, përplasja me urgjencat që rrezikon jetën e pacientëve

TIRANË - Partia Demokratike denoncoi sot përmes Orjola Pampurit se përtej propagandës të qeverisë sipas saj, që pak ditë më parë inauguroi sallën e re të kirurgjisë në QSUT, fshihet sipas PD-së, reduktimi i sallave të urgjencës dhe ulja e numrit të shtretërve. 

"Më parë ishin gjithsej 11 salla kirurgjikale me 130 shtretër. Tani, megjithëse janë shpenzuar miliona euro, këto janë reduktuar në 7 salla dhe 90 shtretër", tha Pampuri në një deklaratë për mediat jashtë urgjencës së QSUT-së, ku tha se gjithçka është reflektuar në kaos dhe fluks të papërballueshëm edhe në urgjencë, pasi edhe aty është mbyllur një sallë në katin e parë.

"Eliminimi i 4 sallave për operacionet ka sjellë kaos në QSUT, ka sjellë mbipopullim pacientësh duke ulur cilësinë e shërbimit. Nga ana tjetër, kushtet e mjekëve janë vështirësuar, duke mos patur mjedise të përshtatshme pune. Reduktimi i sallave të kirurgjisë në QSUT ka sjellë edhe mbylljen e sallave të urgjencës. E vërteta është se ato u mbyllën, jo për shkak të përqendrimit në një godinë të vetme, por për shkak të korrupsionit. Sepse nuk ka para dhe nuk ka reanimatorë. Qeveria nuk ka prioritet pacientët për t’u krijuar kushte sa më të mira, pasi paguan 35 milionë euro në vit për disa koncesione korruptive dhe të dështuara në shëndetësi", tha Pampuri. 

Po ashtu, Pampuri tha se "sistemi i ri vonon me disa minuta zhvendosjen e pacientëve me rast urgjence, duke rrezikuar jetën e qytetarëve" 

"Nga kati i parë, tani pacientët me urgjencë kalojnë në disa korridore, futen në ashensorë dhe ngjiten në katin e pestë, duke marrë kohë të çmuar nga jeta e tyre në rrezik. Ky sistem përplas urgjencat me operacionet e planifikuara. Duke mos patur një sallë të posaçme për urgjencat, operacionet e planifikuara të pacientëve mund të zhvendosen, duke thelluar kaosin dhe duke ulur ndjeshëm cilësinë e shërbimit, apo akoma me keq, duke detyruar qytetarët t’i drejtohen privatit me shpenzime të tjera kolosale", tha në deklaratë Orjola Pampuri.

Sipas Partisë Demokratike, përgjegjës janë Ogerta Manastirliu apo Ilir Beqja të cilët sipas saj, "duhet të japin llogari para drejtësisë për dëmin e madh që i kanë shkaktuar sistemit shëndetësor me koncesionet korruptive". 

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime