PD: Edi Rama sulmon Bujar
Nishanin për të mbrojtur Shukri Xhelilin

PD: Edi Rama sulmon Bujar<br />Nishanin për të mbrojtur Shukri Xhelilin
Pas deklaratës së Partisë Socialiste se dekreti i presidentit Nishani për datën e zgjedhjeve në Peshkopi është në kundërshtim me kodin zgjedhor ka ardhur një reagim i Partisë Demokratike nëpërmjet zëdhënëses Ina Zhupa. Ajo është shprehur se me sulmin që Rama po i bën Nishanit është duke mbrojtur Xhelilin.

Deklarata e Ina Zhupës
Edi Rama mori sot në mbrojtje një prej akteve më të rënda që ka provokuar mbarë shoqërinë shqiptare, siç ishte favori seksual që kërkoi Shukriu i tij në Dibër në këmbim të një vendi pune.

Duke sulmuar Presidentin e Republikës, për shpalljen e dekretit të zgjedhjeve në Dibër, Edi Rama u rreshtua në krah të abuzimit me pushtetin, në krah të perversitetit, në krah të aktit të ish-kryetarit të Bashkisë së Dibrës, akt të cilin e ka dënuar cdo shqiptar, i majtë, i djathtë i pa parti.

Pretendimi i sotëm i Edi Ramës është fare qesharak nga ana ligjore, pasi Gjykata Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e Shukriut për të qëndruar në detyrë, e njofton Presidentin me shkrim, dhe nuk ka nevojë në këtë rast ta publikojë vendimin në fletoren zyrtare.

Kodi Zgjedhor thotë qartë se data e zgjedhjeve caktohet jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 dite nga data e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe se Presidenti i Republikës është i detyruar ta dekretoje datën brenda 48 orësh nga njoftimi i Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar Presidentin zyrtarisht në të njëjtën datë me vendimin, pra me 1 gusht. Dekreti i Presidentit është plotësisht sipas ligjit.

Ky pretendim qesharak i Ramës sot është thjesht një maskë për të mbrojtur Shukriun.

Është ky kryeministër që mbron të inkriminuarit, mbron të dënuarin për përdhunim në Kavajë, mbron Bushin në Krujë, mbron Bardhin në Kurbin, të cilët janë subjekte të njohura të dekriminalizimit, për shkak të së kaluarës kriminale.

Për të mbrojtur me çdo kusht pushtetin, dhe i kapur në panik nga vota e qytetarëve, tani Edi Rama del në mbrojtje edhe të Shukriut të Dibrës.

I mban dhe i mbron Edi Rama, bushin, roshin, bardhin, shukrin sepse me ta ndan pushtetin, dhe me ta kërkon të prishë zgjedhjet e ardhshme.

Por Edi Rama nuk e ndalon dot gjykimin popullor me votë në Dibër me 11 shtator, e shumë shpejt në gjithë vendin, në çdo fshat e qytet.

Shqipëria është më mire pa Edi Ramën.



Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois