Partia Demokratike ka depozituar këtë të martë në Prokurori, një kallëzim penal me fakte të reja që sipas saj tregojnë paligjshmërinë e ndërtimit të këndit të lojërave në parkun e liqenit nga bashkia e Tiranës.
Këto fakte u depozituan nga sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji. Sipas tij, nuk ka patur asnjë njoftim për mbledhjen e datës 12 shkurt, për të cilën Veliaj ka deklaruar se ka marrë lejen e ndërtimit nga Këshilli Kombëtar i Territorit, ç’ka tregon sipas PD-së që janë falsifikuar dokumentet.
"I kallëzuari Erion Veliaj apo edhe Arbër Mazniku deklaruan në datën 14 shkurt, dy ditë pasi pretendojnë se kanë marrë lejen e ndërtimit, në një emision televiziv, që leja e ndërtimit është në proces, çka tregon se nuk ka pasur leje ndërtimi. Kemi dyshime të arsyeshme që ashtu siç falsifikoi firmën e punonjësit bashkiak për gjobën, të njëjtën falsifikim ka bërë edhe me lejen e ndërtimit në këtë rast”, tha Salianji.
Faktet e reja në kallëzimin penal
Me datë 19.02.2016 nëpërmjet rrjeteve të informimit publik njihemi me Vendimin Nr.1 datë 12.02.2016 Për "Miratimin e Lejes se Ndertimit : "Kendi i Lojrave per femije, projekti Pilot 4, Ne kuader te Rehabilitimit te Parkut te Liqenit , Bashkia Tirane ".
Partia Demokratike mbeshtetur ne interesin e qytetareve te Tiranes dhe ne interes te transparences dhe luftes ndaj veprimeve korruptive ne dukje, ju ridrejtohemi me plotesimin e Kallzimit penal per kete ceshtje pasi jemi ne kushtet e provave te reja qe kompromentojne procedurat e Bashkise tirane lidhur me kete projekt.
1˗ Autoritetet vendore , i kallezuari Z. Erjon Veliaj apo nepunes te tjere te ketij institucioni si Arbian Mazniku nen/kryetar i Bashkise Tirane deklaruan fillimisht qe ˮ.... nuk ka leje ndertimi te ketij objekti publik por eshte ne miratim e siper....ˮ . Keto deklarime ishin pas dates 12.02.2016 , date ku Vendimi pretendohet te jete miratuar .
2˗Nuk ka patur asnje njoftim zyrtar apo mediatik qe ne kete date te kete patur mbledhje te KKT
3˗ Vendimi i kallezuar nuk ka te cituar nese eshte miratuar me procedura te thjeshtuara , fakt ky qe le hapesira abuzivizmi. Bazuar ne ligjin 107/2014 “ Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit ”, akteve nenligjore ne zbatim te tij.
4˗ Ne bazen ligjore te ketij Vendimi nuk ka te permendur , “Planin e Përgjithshëm Vendor të Qytetit të Tiranës”, konfirmuar sipas procedures se percaktuar nga ligji me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit Nr. 1 datë 15.02.2013 i cili eshte ne fuqi . Kjo eshte bere me vetedije te plote pasi ky Plan nuk e lejon ne menyre kategorike nderhyrjen ne Liqenin Artficial te Tiranes.
5˗ Vendimi objekt kallezimi citon qe ky vendim shqyrtohet me propozim te Bashkise Tirane . Ne praktiken ligjore dhe pershkrimin e punes se AKPT projektvendimet per miratim prane KKT pregatiten nga AKPT(Agjencia Kombetare e Planifikimit te Territorit) me opinionin perkates .
6˗Vendimi edhe pse ka shume mangesi formale vazhdon te jete abuziv edhe ne permbajtje. Leja rezulton te jete dhene me kushte . Kushtet e vendosura jane te rendesishme dhe qe perbejne bazen e nje leje ndertimi , pa plotesimin e te cilave Leja konsiderohet e pa miratuar .
kushte si :
Harta e Planvendosjes se strukturave ti bashkelidhet vendimit .
Ky kusht tregon qe kjo leje do te kete struktura te vendosura ne ambjentet e liqenit , jo thjeshte lodra .
Dokumenti i Lejes se Ndertimit i jepet subjektit kerkues vetem pas :
a˗ Plotesimit te dokumentacionit tekniko˗ligjor . Kjo do te thote qe ka filluar nji investim pa dokumentacionin e duhur dhe te domosdoshem ligjor . Gjithashtu tregon se Bashkia Tirane ende nuk eshte paisur me leje .
b˗Marrjes se Komformitetit nga Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombetare e Planifikimit te Territorit .
c˗Pageses se takses se ndikimit ne infrastrukture , per llogari te njesise se qeverisjes vendore . Nderkohe qe kerkuesi eshte vete njesia e qeverisjes vendore ku le shteg te vetkuptohet qe kerkuesi eshte i ndryshem nga Bashkia Tirane .
7˗Jane perfunduar procedurat e prokurimit publik per investimin publik objekt kallezimi por paralelisht nuk jane kryer procedurat e prokurimit dhe te kontraktimit te supervizimit te punimeve. Sot jemi ne kushtet kur ne Kuroren e qytetit priten peme , punohet me mjete te renda pa u supervizuar .
Bashkengjitur ketij kallezimi do te gjeni edhe nji kopje te Vendimit nr .1. date 12.02.2016 , te siguruar nga mjetet e informimit publik.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com