PD:Gafë amatorësh, Rama-Thaçit
'K/ministër i Shqiptarëve të Kosovës'

PD:Gafë amatorësh, Rama-Thaçit<br />'K/ministër i Shqiptarëve të Kosovës'
TIRANE- Partia Demokratike ka reaguar pas vitizës së kryeministrit Edi Rama në Prishtinë, dy ditë më parë në përurimin e terminalit të ri “Adem Jashari”, duke e kritikuar për mënyrën se si i është drejtuar Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD, Laura Vorpsi, tha se “kjo sjellje e kryeministrit Rama është amatore dhe aspak serioze sa i takon politikës së jashtme”.

“T’i drejtohesh kryeministrit të Kosovës, me shprehjen: “kryeministër i shqiptarëve të Kosovës”, është një gafë amatorësh. Kryeministri i Kosovës, është gjithashtu edhe kryeministër i pakicave që jetojnë në këtë republikë, është kryeministër i të gjithë qytetarëve atje. Të flasësh për politikën e jashtme nuk është si t’i japësh drejtim punëve të këshillit teknik të Bashkisë”, u shpreh Vorpsi.

Më tej, zëdhënësja e PD u ndal tek reagimi sipas saj “masiv i analistëve, i komentuesve, por dhe i shumë shqiptarëve në rrjetet sociale dhe kudo, vjen pas këtyre qëndrimeve amatore të Kryeministrit”.

“I pakuptueshëm është reagimi i z.Rama ndaj tyre, duke i quajtur “idiotë”, siç i cilësoi ai në një intervistë televizive, kritikët ndaj tij. Kjo mënyrë të shprehuri është e papranueshme për një Kryeministër, dhe është po aq amatore dhe joserioze sa mënyra me të cilën ai bën politikën e jashtme”, tha në fund të fjalës së saj Laura Vorpsi.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë

Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë