Mazhoranca miratoi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë garancinë bankare për pagesën 86 milionë euro për CEZ -as, bëri sot të ditur Eno Bozdo gjatë një deklarate për medit.
Bozdo u shpreh se "lajmi që u komunikua si një sukses i qeverise do të rëndojë mbi xhepat e shqiptareve jo vetëm 86 milione euro, por edhe parate shtesë për të mbuluar garancinë bankare. Dhe çdo justifikim se këto para nuk prekin buxhetin dhe xhepat e qytetareve, është thjesht qesharak përsa kohë qeveria është dhe mbetet pronare e vetme e OSHEE (ish-CEZ)".
"Partia Demokratike do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të vënë përballë përgjegjësisë ata që e gatuan këtë skandal dhe që sot e shesin si sukses. Ne, kësaj cështjeje, do t'i shkojmë deri në fund, në respekt të ligjeve të vendit dhe të interesit më të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve" ka përfunduar Bozdo./ATSH/
/Shqiptarja.com