PD: Gjendje e papranueshme në spitale COVID! Qytetarët po çojnë te të afërmit ushqime e pajisjet me oksigjen (VIDEO)

PD: Gjendje e papranueshme në spitale COVID! Qytetarët po çojnë te të afërmit ushqime e pajisjet me oksigjen (VIDEO)

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho

TIRANË- Nënkryetari i PD, Edmond Spaho ka akuzuar qeverinë Rama se financimet për shëndetësinë nuk kanë shkuar te qytetarët, por të oligarkët.

Sipas tij, kjo gjë ka bërë që në spitale të jetë gjendja e mjerueshme, ku qytetarët vijojnë të sjellin ushqime dhe deri te pajisjet me oksigjen për familjarët e tyre që janë të shtruar në dy spitalet COVID.

"Në spitale gjendja është e papranueshme, sepse shëndetësia falas e Edi Ramës ishte mashtrim. Financimet e vërteta për shëndetësinë nuk kanë shkuar tek qytetarët, por tek oligarkët dhe tenderat sekretë. Qytetarët do të vazhdojnë të çojnë tek të afërmit në spitale që nga ushqimi deri tek pajisjet me oksigjen, përsa kohë në krye të qeverisë është një kryeministër që paguan koncesionet për klientët e tij", shkruan Edmond Spaho.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 22/08/2020 07:03

    Po ky plaku i pjerdhur Spaho cilin ka zevendesuar, syneperken tabakhone, Enkeled Alibajgen apo imzot Dorian Telit barkderrin

    Përgjigju
  • Ir Tej: 21/08/2020 22:05

    O Buf Pulash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja