Grisën fletët gjatë votimit për Nikollën, Rama: Sot jo ditë e lehtë për PD, në proces traumatik! Të kemi durim dhe respekt për traumat e të tjerëve

Sjelljen e deputetëve të PD në Kuvend të cilët bojkotuan votimin e Lindita Nikollës si kryetare Kuvendi duke grisur e hedhur në tokë fletët e votimit, kryeministri Edi Rama e ka justifikuar duke thënë se ata po kalojnë ditë jo të lehtë pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlmentar i PD. Duke u ndalur te akuzat e ngritura nga kryedemokrati Lulzim Basha ndaj tij, Rama me ironi tha se sjelljen e PD e mirëkupton pasi sipas tij janë në një proces traumatik.

"Juve mund të mos e besoni por s'kam dëgjuar asgjë.. kjo nuk është një ditë e lehtë për PD  është proces traumatik duhet të kemi durim dhe respekt për traumat e të tjerëve".

Jo vetëm kaq ai shtoi se gjesti i Partisë Demokratike për grisjen e fletëve të votimit, ishte instiktiv.

“Ky mandat do të jetë një mandat shumë i rëndësishëm në përpjekjet për të pastruar Shqipërisë. Po përgatitemi me një paketë të re që jo vetëm zonat turistike por edhe zonat rurale të kenë një raport tjetër me mjedisin. Ishte një gjest krejtësisht instiktiv. Qesen unë e kërkova aty sepse nuk e kisha aty", tha Rama.

Zgjedhja e Lindita Nkollës në krye të Kuvendit, kryeministri shtoi se është një moment i rëndësishëm dhe i bukur që në krye është një grua e cila tha se është e respektuar nga të gjithë.

"Është moment i  rëndësishëm dhe i bukur sepse nga sot kuvendi ka në krye një grua të admirueshme një kolege të respektuar nga të gjithë dhe patjetër edhe një politikane që asnjëherë nuk i ka  fryrë zjarrit të konfliktit. Ky është një lajm i  mirë. ky mandat do jetë shumë i rëndësishëm për të pastruar shqipërinë".

I pyetur a do të betohet tek Presidenti Meta, Rama tha se për sa kohë është në zyrë po.

"Ju keni të drejtë të thoni çtë doni do jem gjithmonë i buzëqeshur. Ka një dallim të qartë për të gjithë dallimi i distancimeve politike dhe i kornizës kushtetuese dhe ligjore. Për sa kohë presidenti Meta siç e quani ju është në pritje për tu gjykuar nga kushtetuesja ai mbetet në detyrë dhe nuk varet nga dëshira jonë ne e kemi marrë vendimin tonë dhe e kemi shkarkuar", shtoi Rama.

 Ish-kryeministri Berisha tha se përjashtimi i tij është si rezultat i një pazari të turpshëm Rama-Basha, e ndërsa ky i fundit është treguar më i stepur në përpjekje për të sheshuar një “kryengitje” në PD, ku tha se “armiku i vetëm" është Edi Rama. Basha shtoi se ndjen keqardhje që tezat e armikut të tij Edi Rama i dëgjoi të artikuluara nga goja e Berishës, personit që ai ka konsideratë dhe vlerësim. Teksa tha se është detyruar që të marrë vendimin e përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar i PD, Basha shtoi se nuk heq asnjë prejse nga deklarata e një dite më parë ku vlerësonte kontributet e liderit historik të PD.

Ish-kryeministri tha se i qëndron paralajmërimit që kishte bërë ditë më parë se nëse përjashtohet pa prova do të bëjë çdo gjë për ta rimarrë partinë që e themeloi vetë. Madje e ka sfiduar hapur vendimin e Bashës, kur tha se ai vazhdon të jetë anëtar i grupit dhe se në selinë blu mund të futet kur të dojë. Përtej zhvillimeve në PD, sot, në seancën e parë plenare, kur opozita u rikthye në Kuvend pas 30 muajsh mungesë, kryeministri Rama i kujtoi Bashës se dora e tij e bashkëpunimit është e shtrirë “për interes të qytetarëve”. 

E megjithatë, ndërsa pritej që vemendja sot të ishte totalisht te hapja e legjislaturës së X të parlamentit, u kalua në plan të dytë, pasi vëmendje shkoi te “lufta” e sapo nisur me Bashës dhe Berishës, por edhe te bojkoti i PD në votimin e kryetares së Kuvendit. Përjashtimi i Berishës solli përçarje mes demokratëve, ku Flamur Noka, Tritan Shehu dhe Edi Paloka nuk u shfaqën krah Bashës në Kuvend, por pritën poshtë shtëpisë së tij Berishën dhe e shoqëruan deri në sallë. Kjo ishte në vijim të paralajmërimit që Berisha i kishte bërë kryedemokratit më herët, se ‘influenca e tij në parti është e madhe”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:42
Basha me deputetët e PD i hodhën letrat në mes të Kuvendit, Rama i mblodhi: Nuk është as mesazh politik, as gjest civil, as shprehje njerzillëku

Opozita grisi fletët gjatë votimit për kryetaren e Kuvnedit Lindita Nikolla në Kuvend. Kryeministri Edi Rama i mblodhi letrat dhe i futi në një qese. Pas përfundimit të sencës  ka reaguar sërish duke thënë se hedhja e mbeturinave në dyshemenë e Kuvendit, nuk është as mesazh politik, as gjest civil, as shprehje njerzillëku.

"Mjedisi nuk është as i majtë as i djathtë dhe respekti për mjedisin është në radhë të parë respekt për veten, për njëri-tjetrin, për fëmijët tanë. Hedhja e mbeturinave përtokë mu në dyshemenë e Kuvendit, kur njerëzit ndjekin ditën e parë në punë të përfaqësuesve të tyre, nuk është as mesazh politik, as gjest civil, as shprehje njerzillëku".

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja