Rama për përjashtimin e Berishës: Dora për Bashën e shtrirë përtej zhvillimeve në PD! S'trishtohem se çfarë ndodh në kampin tjetër! E shkuara s'është halli i PS

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka qenë i qartë para zgjedhjeve të 25 prillit se ishte i gatshëm që të bashkëpunonte me Lulzim Bashën, nëse ky i fundit do të shkëputej nga Ilir Meta dhe Sali Berisha. Me të parin, marrëdhëniet duket se u ndërprenë në dakordësi të dy palëve dhe qetësisht, e ndërsa me të dytin i dha fund përmes një vendimi që ndezi “luftë” në selinë blu. Megjithatë, përtej zhvillimeve në PD, sot, në seancën e parë plenare, kur opozita rikthehet në Kuvend pas 30 muajsh mungesë, kryeministri Edi Rama i kujtoi Lulzim Bashës se dora e tij e bashkëpunimit është e shtrirë “për interes të qytetarëve”. 

Përjashtimi i Berishës nga Lulzim Basha, ai tha se as nuk e trishton, por as nuk e gëzon, duke treguar një indiferencë për atë se çfarë po ndodh në kampin tjetër. Akuzave të ish-kryeministri se ai është fajtor për largimin e tij nga grup i PD-së, Rama nuk u përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë, por tha në këtë legjislaturë “nuk do të harxhojë energji për atë lloj politike që është pronë e politikanëve që kanë abuzuar vijimisht për qëllime e interesa personale”.

“Ndalova për t’ju uruar një punë të mbarë, dhe të fryshshme si shërbëtor të publikut në këtë shesh në hyrje të parlamentit, do të angazhohem personalisht dhe PS do të bëjë të gjithë përpjekjen që të kemi sa më shumë energji të shpenzuara për njerëzit, për sfidat e përbashkëta që ka vendi dhe sa më pak energji për atë që politika ka bërë fatkeqësisht në shumë e shumë vite duke u bërë një pronë e politikanëve që kanë abuzuar vijimisht për qëllime e interesa, ambicie që mund të jenë edhe të natyrshme, por që nuk janë kurrë të mjaftueshme, për t’u ngritur mbi interesat dhe shpresat e qytetarëve. PS sot është në një moment shumë të rëndësishëm sepse duhet të ndjej në të gjithë qelizën e saj çuarjen e vendit diku tjetër. Ne vijmë në këtë Kuvend për mandatin e trete me dorën e shtrirë për diçka që e kam thënë që në krye të herë së pa marrë parasysh si do shkonin zhvillimet brenda PD, për të bashkëpunuar në funksion të njerëzve. Unë pazar me Bashën për përjashtimin e Berishës? Unë jam shumë i përgatitur që të jem në lartësinë e fjalëve duke dhënë shembullin e pari dhe duke u përmirësuar edhe në raport me ju (i referohet gazetarëve). Jam i vetëdijshëm që padashje kam kaluar kufirin, ju jap fjalën që do bëj çmos që të jem në dispozicionin tuaj i urtë dhe i dashur. E kuptoni se sa e madhe është sfida jonë. Trishtimet dhe gëzimet janë shumë të brendshme për t’i shpërdoruar për diçka që i përket një tjetër kampi politik”, tha Rama.

Rama u pyet edhe për një nga çështjet që ka ndezur më shumë debat në opinionin publik, e që prek të gjithë shqiptarët, rritjen e bukës. Megjithatë, edhe në këtë rast, ai tha se përgjigjen do e jap kur të formohet qeveria e re.

”Të falenderoj se këto janë pyetje që do i përgjigjesha kam vetëm një problem, nuk është votuar ende qeveria, dhe do jap përgjigje. Më shfrytëzoni për gjëra që njerëzve ju interesojnë. Kanë të bëjnë me të ardhmen e fëmijëve. E shkuara nuk është problemi im, i PS. Kush është e shkuara mbetet në të shkuarën, unë jam e ardhmja.”- tha Rama.

Sot, hapja e legjislaturës së X të parlamentit, u kalua në plan të dytë, pasi vëmendje shkoi te “lufta” e sapo nisur me Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, me këtë të fundit të shpallur ‘Non Grata’ 2 herë, një herë nga SHBA-ja dhe një herë nga partia e tij. Ish-kryeministri tha se përjashtimi i tij është si rezultat i një pazari të turpshëm Rama-Basha, e ndërsa ky i fundit është treguar më i stepur në përpjekje për të sheshuar një “kryengitje” në PD, ku tha se “armiku i vetëm është Edi Rama.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja